Dorëheqja e Lulzim Bashës, ndryshe nga sa pritej, i ka mërzitur njerëzit e “Foltores”, me në krye Berishët.
Këta në vend që të gëzonin, kanë që dje që thonë se dorëheqje e Bashës është një akt hilacak.
Madje Berisha nuk guxoi të përmendte se tani kryetar i PD do të jetë ai.
Drejtori i lajmeve të televizionit të Berishës, Bledian Koka, i revoltuar thotë se dorëheqja e Bashës është një kurvëllik politik.
“Kryehumbesi nuk heq dore nga hilet. Praktikisht ne gjithe keto kohe “reflektimi” Lulzim Basha ka vendosur 1 vit para qe ti humbe zgjedhjet lokale te 2023 ne tavoline.
Vetem kesaj here me nje ndryshim. Humbja te mos jete e tij, por e Enkelejd Alibeajt qe e ka emeruar “kryetar”.
D.m.th sipas propozimit te Lulit, zgjedhjet nga qendra ne krye duhet te behen pas zgjedhjeve lokale dhe 1 vit PD duhet te vije si kali ne leme me Lulin “kryetar kopil” qe qeveris sa nga vila ne Lunder, tek ajo ne Hamalle.
Kjo nuk eshte doreheqje, por nje kurvellik politik i i ulet i nje hilacaku pa din e iman.
p.s….Lulzim Basha kerkon ta asgjesoj PD-ne per nje vit, vetem e e vetem qe humbja e 7-te e partise te mos jete e tija, por e Alibeajt”, shkruan ai i revoltuar.
Edhe Ylli Manjani, një ndër njerëzit e “Foltores”, reagoi i revoltuar për dorëheqjen e Bashës.
“Edhe “i dorëhequr”, legen mbetet. Përçarës i opozitës dhe shërbëtor i regjimit komunist që sundon!!!” shkruan ai.
Më herët, Manjani i shkroi një letër deputetëve të PD.
“O deputetë opozitarë! Pash Zotin na kurseni kohën! Kur do e besoni të gjithë siç jeni se Lulzim Basha rri aty në SHQUP me telekomandë nga Kryeministria.
Me Lulzimin në SHQUP, qeveria po shpyllzon jo vetëm opozitën por Shqipërinë. Me Lulzimin aty i vë çmimet Bord-elloja qeveritare si të dojë.
Qeveria që telekomandon opozitën, nuk e ka problem të dhunojë liritë dhe shtyllat e shoqërisë demokratike. Qeveria dhe Lulzimi i saj, kanë rivendosur komunizmin.
Lulzimi është i qeverisë. Akoma doni prova për këtë?!” shkruan ai.