Analisti Baton Haxhiu i quajti mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ arrogante deklaratat e Belind Këlliçit dhe Lediana Fratarit që mbështesin Komisionin e Rithemelimit.
Haxhiu u shpreh se fakti më i dhimbshëm është që gjeneratat e reja të Partisë Demokratike nuk kanë ide.
“Këlliçi ishte arrogant pa nevojë se ishte fitues. Kjo vajza, Fratari, prita që i largon defektet dhe i largon aurat dhe ka një mendim për atë që po ndodh në PD.
Del zonja nga Durrësi thotë kam shkuar atje për një mik dhe pastaj thotë jam e PD për arsye se ai Hoti nuk më pëlqen.
Ajo që më dhemb shumë nuk është beteja e Bashës dhe Berishës, është beteja e zbrazët e kësaj gjenerate, paramendo që kjo gjeneratë ka adhurues një 80-vjeçar.
Ju garën e këtij njeriu e keni përçmuar se e keni konsideruar formale. Asnjë ide, asnjë gjë nuk keni prodhuar. E vetmja ide e prodhuar është e Bardh Kadillit. Shumica ju jeni arrogant”, u shpreh Baton Haxhiu.