Avokati Spartak Ngjela ka komentuar situatën në selinë blu pas dorëheqjes së Lulzim Bashës. “Komedia për Saliun do të vazhdojë”, paralajmëron Ngjela në Facebook.
Postimi i Ngjelës
Komedia për Saliun do të vazhdojë.
Sot, pas tridhjet vitesh, në krye të Partisë Demokratike ka ardhur i pari i persekutuar në tri breza nga tirania komuniste në Shqipëri: Enkelejd Alibeaj
Të pushkatuar, të burgosur familjarisht dhe të internuar nga tirania komuniste.
Atëherë… sërish një komunist do të mbështetet për ta rrëzuar?… apo do të…
E Sali… si do të vijosh tani… me komedinë që ke kohë që po e luan?
Të shohim…. Hahahaha…
Ka ardhur shtresa që i takon drejtimi i së djathtës, Sali.
Por kam mendimin që komedia Berisha edhe mund të vijojë.
Ta shohim, për të qeshur, sigurisht…