Nga Akil Ylli
Kur Lulashi mori vendimin, per te pezulluar Qoftlargun nga grupi parlamentar, mendova se ja pata fut kot at’here, kur ne tentative per te bere si i meçem, ne nje shkrim, pata marre guximin te fantazoja, qe strategjija e ndjekur nga “rruga e Elbasanit” ne perballje me Shqupin, i ngjante nje trilleri me mina me sahat. Po do ti, qe i paskam ra n’te, si qorri shejit! Mbas Qoftlargut, theu qafen edhe Lulashi!
Tani problemi eshte, se kush do ti mbledhe ashklat e Shqupit, dhe si do te jete rikompozimi i puzzle-s neser? A do rikacavaren perseri, mbas ushkurit te shqyer te Qoftlargut, ne beteje me shqiptaret, apo do te gjejne forcen e duhur te ringrihen si alternativ e denje, ne gjendje te shkundin stanjacionin politik? O ndoshta, kushedi, ka prap ndoj mine pa shperthy? Buuuu!
Sot per sot, beteja mes shqupasve e ka nje fitues. Qoftlargu me halldupt e tij edhe pse ne ilegalitet, po te germosh ne rrenojen elektorale qe lane pas, me kalkolatriçe n’dore, ato pak numra, flasin ne favor te tij.
Deri ketu, nuk ka asgje te papritur. Shqupi, qysh ne themelimin e tij, ka vepruar si qender rekrutimi e regjimenteve antishtet, lyer me boje demokratike. Dhe kjo eshte me se e vertetuar, me numrin e katastrofave, qe ka lene pas. Korr ate qe mbjell!
Eshte krej normale, qe Shqupi te gjendet ne kete derezhe. Bashke me aurolen demokratike e braktisen dhe te gjitha ata, qe e aspironin ate. Mullarin e Shqupit e ka marre era ka here. Ka mbete vetem strumbullari, Qoftlargu, dhe ata qe i kane vene kurrizin, te mos shembet.
Halli tashti, eshte me keta te vules. Si d’jo ta bejne keta te gjoret? Do ta vjellin lepurin, qe u ka hyre ne bark, apo do shkojne ti vene kokat ne tepsi, ne pritje te meshires se Qoftlargut? Sepse disa syresh, qe tani po çfaqin zellin te vihen ne dispozicion, te oreksit te tij destruktiv. Ju ka dale pune me bravat. “Hiqni ato”, thone. Tamam, here tjeter i nxjerrin jashte, kollaj!
“E vetmja menyre zgjidhjeje, eshte marrja e drejtimit, nga nje lider i vertet”. Ca po difton bre, pooo, i meçem me kene! Po kte e din edhe Selami Jenishehri mor zotni! Problemi eshte ku me e gjete? Qoftlargu ka lene pas, veç te tredhur mental, shkretetir intelektuale. Te perpilosh listen e ndivideve me vule e pavule, t’kap vaji. Kap njerin, shkapet per tjetrin!
Ne ate soj stanit, eshte e pamundur te gjendet nje idealist, qe t’ju tregoje rrugen; s’gjen per bè, nje njeri me dinjitet te mjaftueshem, ne gjendje per ti frymezuar; dikend, qe te mund t’ju imponohet me intelegjence. Zero!
Neqoftese duan te mbijetojne, kane vetem nje mundesi. Te mos bejne asgje. Mbas braves, te shtrengojne tane forcen vulen! Eshte e vetmja menyre qe kane, per ta mundur Qoftlargun. Sa t’kene vulen, do kene shpirtin!
Per te gjetur nje lider, pret puna. Edhe nese nuk mendojne ata, kemi Aleatet. Dine ata, kur e vene minen me sahat!
Ndoshta dikujt, mund ti duket gallat ky soj supozimit, por ne fakt, s’eshte krejt ashtu. Mes atyre qyfyreve, ka nje te vertet.
Kushdo qe i ka bere sado pak, radiografin psikologjike Qoftlargut, ka mesuar tashme, se ajo krijese i ka shitur shpirtin Djallit. Eshte personifikimi i provincialit, gjaksorit, hakmarrsit. Shkurt, baba e nana i tane t’zezave!
Mendojeni tani, sikur vulmbajtesit te kene aq kuraje, dhe te mos ja dorezojne ate. Ooo, çfare katastrofet! Ku do mbytet Qoftlargu?
Ai eshte prej atyre, qe s’rrzohet prej kalit, pa ja fut pushk. Mirpo, eshte kot te krekosesh maje kalit, kur s’ke as vule kryeplakut. S’ke si fryhesh si bajraktar, pa pasur flamur te tundesh. Nuk mbahesh dot per kapedan, kur ti kane hequr spaletat. Ndaj, i hoqe vulen atij, i hoqe shpirtin!
Fare thjesht mund te marre nje vule tjeter, por jo, do i mbyllte ditet, si deng pa marke, dava Nard Ndoket, Mediut, Roshit.
Jo mor shok, ti heqesh Shqupin atij, eshte njesoj si ti hiqje, thembren Akilit!
Amani pash Perendine, mbajeni forte ate vule, per hater tone t’pakten, qe te gajasemi sa here Qoftlargu, te beje pulitik te madhe!