Një imazh i pazakontë është shfaqur poshtë zyrës së kryeministrit të vendit, Edi Rama. Janë fotografuar 3 kuaj që po qëndrojnë në katin e parë të godinës.
Bëhet fjalë për një ekspozitë për COD që përfshin tre kuaj të zinj që do të mbahet në orët e mbrëmjes, që parashikon shfaqje brenda kryeministrisë.
Kuajt kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve të cilët janë ndalur për t’i parë, ka pasur nga ata që edhe i fotografuar për t’i shpërndarë më pas në rrjetet sociale.