Pas humbjes 2-1 në miqësoren ndaj Spanjës, ka folur dhe trajneri i Kombëtares shqiptare.
Edi Reja e cilësoi këtë përballje zhgënjimin më të madh që kur ka ardhur te Shqipëria.
“Jam shumë i keq ardhur për rezultatin, nuk po arrijmë të marrim frytet e punë. Një nga zhgënjimet më të mëdha që kur kam ardhur te Shqipëria. Më vjen shumë keq më shumë për lojtarët dhe për veten.
E pashë në telefon. Xhordi Alba ishte përtej linjës të topit. Jam akoma më i nxehur, për golin e dytë. Edhe unë mendoja që do të na vinin poshtë, por kemi bërë një lojë të mirë. Duke parë si shkoi 90 minutëshi, më vjen vërtet keq, që kemi humbur.
Duhet ti bëj komplimente lojtarëve. Nëse i përmirësojmë gjërat e vogla, mund të bëjmë akoma më mirë, për mos faktit që ishte një ndeshje miqësore dhe rezultati nuk ka shumë vlerë.
Një skuadër që premton për të ardhmen, që i ka të gjitha mundësitë te na bëjë shumë krenarë. Me pak korrigjime e me më shumë përqendrim mund të arrijmë objektivat e mëdhenj që ne kemi vendosur. Të vazhdojmë rrugëtimin tonë rritës”, u shpreh Reja.