Kur e djathta i ka duart me gjak, SPAK po godet vetëm majtas duke harruar se dhjetëra dosje flejnë nëpër sirtar të Prokurorisë dhe krejt papritur na zgjohet SPAK, për të dënuar krimin dhe korrupsionin e ri “sade” nga qeveria e sotme. Kjo e bënë më të pabesueshme dhe nxjerr bllof në sytë e shqiptarëve drejtësinë e re me ushtarë të vjetër.
A ka akuza më të rënda nga mijëra qytetar që mund të krahasohet me aferat e LSI-së?
Dhjetra zyrtarë të seleksionuar dhe dënuar nga drejtësia e padrejtësisë, që në fund pasi kanë shkundur xhepat kanë dalë të pafajshëm, pa treguar dhe vërtetuar, se ku kanë ikur milionat pa adresë, por me një destinacion të vetëm… xhepat e drejtuesve kryesor të partisë.
Blloku i Metës, afera e rrugës Tiranë-Elbasan me Dashamir Xhikën dhe kunatin e llapsit Artur Zheji, Aleks Qurduku… afera burgjeve, apo milionat e Monika Kryemadhit, me prona të “dhuruara nga babai brigadier te perim patatet në fermën 17 Nëntori dhe në fund Lefter Koka e Alqi Bllako, produkt i kësaj partie si Sekretar i Përgjithshëm i Presidencës, sekretar i Lefter Kokës, kur Ministrinë e Punëve Publike e drejtonte LSI!
Lëre pastaj Ministrat e Brendshëm të PD-së, që shkonin në Lazarat me “vizë” nga Sali Berisha… apo vjedhja e vërtetë e shekullit, afera CEZ-DIA… 21 Janari… vjedhja katastrofale e Rrugës së Kombit, që edhe sot taksapaguesit shqiptar vazhdojnë të paguajnë miliona euro që kjo aferë të mbyllet… tjetërsim prone i dhëndrit te Klubi Partizani dhe milionat e hedhura nga “non grata” Sali Berisha, pa dhënë asnjë shpjegim se ku merren këto para, sepse ngrehina Foltore nuk ka asnjë qindarkë fond nga buxheti i shtetit.
Ky është kulmi i mungesës së ligjit dhe i shtetit ligjor. Të organizosh mijëra njerëz dhe të bësh mitingje me të ngrëna dhe të pira, të mbash eskorta dhe ushtarë dhe të paguash reklama dhe paisje audiovizive, stadiume, salla, kur nuk ke asnjë lekë, pa treguar se ku i merr lekët, këtë vetëm “shurdhëtorja e verbër” SPAK e kapërdinë.
Bëmat e tyre kriminale nuk kanë fund, por sot po bëjnë prokurorin antikorrupsion, madje janë në delir, duke harruar se përveç se kanë vjedhur edhe kanë vrarë dhe asnjë gjëmbë nuk u ka hyrë në këmbë.
Ja si SPAK aspaku po bën detyrën… për të justifikuar rrogat milionëshe që u marrin shqiptarëve, njëlloj sikur shesin drejtësi dhe jo sikur bëjnë detyrën duke dhënë dejtësi.
1. Tahiri u dënua pse shembi Lazaratin, kur Saliu e ligjëron drogën dhe Luli e vadiste.
Në fakt drogën qeveria Rama e gjeti në gjithë vendin dhe agronomët e Lazaratit u shpërndanë si zogjtë e korbi duke shfrytëzuar paaftësinë e policisë, që na la Mul Noka për të kontrolluar gjithë territorin.
2. Fatos Tushe në Lushnjë po rri në burg prej disa muajsh pa prova bashkë me 10 zyrtarë të tjerë, si shpërdorues i detyrës, sepse nuk kishte fituar firma që mendon Kraja dhe askund shifra për sasinë e parave të korrupsionit aktiv ose pasiv dhe kosto vetëm 200 mijë euro, sa 1 e një mijta e vjedhjes së Rrugës së Kombit.
3. Berisha e Basha vranë në 21 janar, Gërdec, etj… dhe dosjet flenë në sirtar.
4. Dosja e Fatmir Mediut ndodhet në sirtar dhe nënat shamizeza të 26 të vdekurve janë në pritje.
5. Shkëlzen Sali Berisha i Gërdecit sekser, nuk dënohet kur bashkëpunëtori i tij shtetasi amerikan Diveroli u dënua me 4 vjet burg në SHBA.
6. Jamarbër MalltezI, dhëndri i akuzuar për grabitje prone të Klubit Partizani, sëbashku me Arben imamin dhe Ridvan Boden as që zihet në gojë, ndaj Saliu i kërkon DASH prova, por ama edhe SPAK i kërkon prova DASH për Saliun… të bërë njësh me këtë hale drejtësi në 30 vite.
7. Në PD e LSI ka shumë akuza për vjedhje votash dhe nuk po dënohen, ndaj hajdutët akuzojnë kundërshtarët me shantazhe dhe dosje të intriguara me bashkëpuntorë, për të shantazhuar PS, në një kohë të përshtatshme, duke ia dorzuar PD-së dhe më pas për ta bërë më të besueshme një gazetë Gjermane me emrin BILD dhe sot organizatorë, vazhdojnë të militojnë në SPAK në emër të partisë prokuror.
8. Në Elbasan urdhrin për të vrarë Dr. Xhuvanin e dha Gaz Bardhi dhe nuk u thirr fare nga drejtësia… ndonëse deklaroi se PD ka krijuar grup (terrorist) për mbrojtjen e votës.
Këto janë vetëm pak nga moria e krimeve të politikës në Shqipëri, që siç po duket as që do pastrohet ndonjëherë, deri sa drejtuesit dhe punonjësit e drejtësisë janë fqinjë me super hajdutët e Gjirit të Lalzit. /Tellalli.al