Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka bërë një sërë pyetjesh retorike në rrjetet sociale në lidhje me zhvillimet më të fundit në vendit tonë, arrestimet e SPAK.
Spahiu shkruan se gjatë qeverisjes socialiste po arrestohen shumë ministra e deputetë të PS-së, ndërsa në qeverisjen e PD-së asnjë demokrat.
Postimi i plotë:
Si e komentoni: Fakti që gjatë Qeverisjes Socialiste po arrestohen shumë ministra dhe deputet socialistë, ndërsa në Qeverisjen Demokrate asnjë demokrat do të thotë:
1- Vetëm socialistët vjedhin, ndërsa demokratët jo?
2- Ministrat e Berishës të ndershëm, të Ramës jo?
3- Socialistët nuk mbrojnë hajdutët, demokratët po?
4- Rama i hedh legenat e tij, Berisha i mbronte?
5- Socialistët janë të pasur, demokratët e varfër?
6- Arsye tjetër………….?