Partia Socialiste do të mbledhë në datën 6 prill në orën 17:00 Asamblenë Kombëtare. Lëvizje kjo që do t’i paraprijë mbledhjes së Kongresit të partisë, gjatë të cilit pritet që të ketë ndryshime në radhët e kabinetit qeveritar.
Njoftimi:
Ditën e mërkurë, datë 06.04.2022, ora 17.00, do të zhvillohet mbledhja online e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Rendi i ditës së mbledhjes do të jetë:
1. Miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit të Partisë, ditën e Shtunë, datë 09.04.2022, ora 11.00, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
2. Diskutimi dhe miratimi i Agjendës së punimeve të Kongresit.
3. Miratimi i rendit të ditës së punimeve të Kongresit.
4. Prezantimi i Statutit të ri të partisë që do ti paraqitet Kongresit për votim e miratim.
Ditën e hënë, datë 04.04.2022, do ju dërgohen materialet përkatëse të mbledhjes, ndërsa ditën e mërkurë në mëngjes do ju dërgohet linku përkatës për lidhjen online.
Të nderuar anëtarë të AK!
Ju njoftojmë se ditën e mërkurë (06.04.2022), ora 17:00 do të zhvillohet mbledhja online e AK.
Bashkëngjitur do të gjeni edhe Rendin e Ditës.
Lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj!