Lajmi se Edi Rama mund të zgjedhet sekretar i Përgjithshëm i NATO-s ka rënë si bombë edhe mediat serioze serbe të cilat e kanë postuar statusin e akademikes gjermane Suzana Starikov.
Mirëpo Starikov ka postuar në twitter lajmin e mediave serbe dhe shkruan se thjesht po bënte një shaka për 1 prill.
Në fakt nëse është e vërtetë, ku e gjeti këtë humor sepse nuk ka asgjë te çuditshme, që anëtarët e NATO-s të kenë me rrotacion të drejtën për të qenë njëherë në krye të saj.
Por, siç duket akademikja gjysëm sllave është trembur dhe natyrisht justifikim e ka gati. Kjo të bënë të dyshojsh se shumë largë e ka gjetur vendin e humorit. Norvegjia shteti që ka patur kryemimistër Soltenbergun, sot sekretari i NATOS, nuk është ndonjë vend i rëndësishëm i aleancës me vetëm 4.5 milion banor.
“Pavarësisht se kam deklaruar se ishte thjeshtë një shaka e imja për 1 prillit, mediat nuk ndalojnë së publikuari sikur të ishte një lajm i vërtetë. Kjo është çmenduri. Është vetëm një shaka, fshijeni ju lutem, nuk dua të jem burimi i një lajmi të rremë”, vijon të shkruaj ajo.
Postimi i Suzana Starikov