Sali Berisha i bëri sërish thirrje sekretarit të Shtetit amerikan, Antony Blinken që të nxjerrë provat për shpalljen e tij ‘non grata’, ndryshe do të vijojë betejën e tij për dinjitet.
Berisha u shpreh në “Zonë e Lirë”se janë me dhjetëra shkrime në SHBA, që sipas tij thonë se nuk asnjë provë dhe se ky vendim është rezultat i lobingut të Xhorxh Sorosit dhe lidhjet e tij familjare.
“Zoti na ruajtë nga miqtë se nga armiqtë ruhemi vetë. Shqiptarët kanë kodet e tyre dhe i respektojnë ato.
Për zyrtarët e DASH kam një sugjerim, ose të kërkojnë të falur, ose të publikojnë faktet, përndryshe unë do të vijoj betejën time për dinjitet.
Janë me dhjetëra shkrime në SHBA që nuk ka asnjë fakt për mua, dhe ky është një lobim i Xhorxh Sorros.
Janë nxjerrë edhe lidhjet e familjes së Blinken me Sorros.
As që e pranoj lobimin sepse e kam hedhur në gjyq për shpifje dhe sa të jetë në detyre Blinken unë nuk do shkel në atë tokë”, u shpeh Berisha.