Sali Berisha është shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit për “korrupsion madhor”, por tha se e vlerëson së tepërmi raportin e tij për problemet në Shqipëri.
“Ka bërë një radiografi të plotë të kësaj qeverie në rrafshin e të drejtave të njeriut, në rrafshin e korrupsionit, në rrafshin e luftës kundër kriminalitetit.
Unë e gjej atë një dokument shumë të vyer dhe të dobishëm për të gjithë ata që janë të interesuar për ndryshimin e gjendjes në këtë vend”, tha Berisha pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit.
“Pasqyronte problematikën e madhe të inceneratorëve. E keni parasysh që është një çështje e cila mbart veprimtarinë e një organizate kriminale. Pasqyronte problemin e mungesës për shqiptarët të një të drejte themelore që është procesi i duhur gjyqësor. Pra, nuk mjafton vetëm transparenca për një proces por edhe koha e duhur.
E vërteta është se me 100 e ca mijë dosje, të paktën 30-40 mijë qytetarë shqiptarë mund të mos marrin kurrë vendimin nga drejtësia shqiptare dhe dhjetëra e mijëra të tjerë e marrin atë në një kohë kur nuk shërben më.
Plus miliarda, 5-6 miliardë euro për çështjet civile që vendi dhe shoqëria shqiptare humbet. Probleme këto të ngritura, në mënyrën më të fuqishme, që nga viti 2016 e deri sot”, tha ai.
Është ironike, por në rastin e tij, Berisha thotë se DASH gënjen, ndërsa kur kritikon Qeverinë, thotë të vërtetën.
Tani hajde merre seriozisht!