Nga Anri Bala
Përse jeni fshehur të gjithë, gjyqtarë, prokurorë, hetues dhe ekzekutor, kur ai ju shan, ju pështyn, ju denigron dhe mirë që nuk ju fut duart në fyt! Ju në të vërtetë, edhe nëse do ua fuste duart në fyt, do mbroheshit… gjest politik?! Po çfarë do thoshit, po t’ua prekja unë pak veladonin e zi, që mua nuk më ngjan aspak me veladon drejtësie, por si veshje kapuçonësh të kuskusklanit?!
Sa shumë që më ngjasoni me ta, jo vetëm nga veshja, por sepse edhe ato nuk bënin asgjë, por digjnin e vrisnin njerëz me ngjyrë, sepse nuk ishin të mbrojtur me imunitetin e “të bardhit”. Ju çfarë bëni… asgjë, shurdhin, kur ky “i thekur” për drejtësi, nga raca harbut-politikan, kërkon drejtësi për të tjerët dhe padrejtësi për vete, sepse ka imunitetin e politikanit, mes tufës së harbutëve.
Ju jeni po ato Sashenka, Toma, Gjini e Gjoni, Xhoni e Loni, por tani Lulzimi nuk ua shikon ngjyrën, sepse jeni të “shitur”, ndaj si dashnor i përvëluar i (pa)drejtësisë, kërkon të bëhet drejtësi, duke qenë ai gjyqtari, prokurori, e pse jo edhe xhelati… për ne!
Sa të këqinj që jeni, bëjani qejfin, futini ca në burg pa prova dhe fakte, sepse provat nuk janë asgjë… për të dënuar. Pse, pak të pafajshëm keni rrasur ju nëpër biruca, duke ngrënë e pirë me fajtorët, e duke mbushur xhepat dhe sallonet me dashnore. Sa shpejt ndryshuat, megjithëse nuk është ashtu: Ju nuk keni ndryshuar, por jeni pak të frikësuar dhe ju duhet ndonjëherë edhe drejtësia… për vete!
Nëse e keni ndarë mendjen, se duhet të shpëtoni nga vetvetja, bëni dhe njëherë (pa)drejtësi për hatrin tonë. Ky “kriminel i pastër”, me një qind akuza mbi shpinë është jashtë, sepse ju jeni treguar burra të besës dhe fjalës me atë, duke bërë gjithmonë “drejtësi”!
Ju përgjërohem, bëni vetëm njëherë “padrejtësi”! E di se, për ta bërë këtë, ju duhen prova të pavlera, një tufë zhgaravinash dhe fotosh, që as “qeni nuk i ha”, të vrarë e të gjakosur, rrugë të shembura dhe të shkatërruara dhe në fund rrugë të pambaruara, por parat e “qëruara dhe të pastruara” në detin e pastërtisë së firmave ofshore. E di, se nuk do i’a dilni dot, sepse këto nuk janë prova, por kam besim se, ju gjithmonë, kur nuk keni prova… bëni drejtësi.
Hidhini të gjitha në lum këto palo prova, por po u kujtuat, mos heshtni, për provën e fundit, 1 milion euro taze, të paguara, për të na sharë ne dhe Shqipërinë, me para nga trasta, që nuk kursehet për t’i bërë gjëmën vendit tonë. Harrova, ju jeni shumë të zënë pas kostumit Gucci dhe byzylykëve, që i keni dëgjuar si refren kënge dhe zërit të Babales, që ka “mallëngjyer” gjithë Shqipërinë dhe nuk keni kohë të merreni me “orlin”, që i vjen rrotull Shqipërisë, duke menduar se është e plagosur dhe prag ngordhje!
Pastaj, ky po kërkon vetë drejtësi, për ato, e padrejtësi për vete… kështu bëjeni zemrën gur, plotësojani dëshirën: Zhvisheni orlin nga puplat, se është korb i zi dhe sigurojini një kafaz (qeli), që të bindemi dhe ne, se kur doni ju, bëni dhe (pa)drejtësi!
Vërtet duhet të shkundim akoma, duke të thirrur: “Zgjohu (pa)drejtësi, ke kohë të merresh me Saimirin dhe Fatmirin, ndërsa ke përpara prej vitesh Vampirin!”
Ky i shkreti vampir, po u thotë se jeni të shitur, të poshtër, kriminela, bashibozuk dhe bashkëpuntorë të krimit, e që ta besojmë se është kështu, dërgojeni në qeli o të poshtër dhe mos rrini si të trembur përpara krimit, që pret (pa)drejtësinë… ndëshkimin. Shpëtoni veten, duke dënuar këto bastardë (pa)drejtësisht me prova, e kjo është e vetmja gjë që presin dhe kërkojnë shqiptarët, për të harruar fjalën e dhimbjes, që e kanë në majë të gjuhës, çdo minutë: “Mallkuar qoftë, kjo racë e ndyrë bastardësh!”/Ekskluzive.al