Sali Berisha ka shpërblyer bashkëpuntoren e tij personale Adriana Kalaja duke e zgjedhur në Këshillit Kombëtar të tij.
Kalaja njihet për sulmet e saj ndaj diplomatëve të huaj që kanë kritikuar Berishën.
Një prej tyre është edhe ambasadorja Yuri Kim e cila ka qenë në shënjestër të Kalasë.
Së fundmi, ajo ka adresuar një sërë komentesh denigruese ndaj Kim.
Postimi i plotë
Vetëm një frymë e majtë financuar nga Soros përcakton kush është PDSH-ja.
Vetëm këta zyrtarë amerikanë “Made In China”, injorojnë Institucionin e Presidentit.
Këto janë pasojat e politikës antishqiptare të promovuar nga Yuri Kim alias Merimanga Zezë.
Një veprim kaq i rëndë kundër pluralizmit dhe demokracisë shqiptare, nuk mund të kalojë pa një reagim të fortë nga publiku si dhe notë proteste nga Komisioni i Rithemelimit dhe Presidenca.
Nuk mund të lejojmë që kinezërirat amerikane të vendosin për fatet e Shqipërisë.
Fatet e veta Opozita i vendosi me 11 dhjetor 2021.
Po këdhtu edhe në vijim.
Kjo është ajo që shqetëson dhe i vret sytë kinezëve amirikanë.
Ju miqtë e Shqipërisë, mbani vendin që u takon pa kërkuar të vendodni në emrin tonē.
Ndryshe të Zotët e Shtëpisë, j’ua mbyllin edhe derën.
Ndaj then unë se diplomatja Yuri Kim duhet shpallur Non Grata.
Edhe kjo politike e majtë antishqiptare.
Sot.
Nesër është vonë.
Ups se harrova.
Nuk e di a do i çojē Yuri te resorti i Oltës? Me këtë rast t’i tregojë edhe shëtitjet me Yaht. Mbase shefja e Yurit duke parë “mrekullitë” e Shqipërisë kërkon të vijë e të zëvëndēsojë Yurin si ambasadore.
Por kush është avokatja Kalaja që Berisha e përdor si Kamikaze
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, në vitin 2011 e shpalli fajtore Adriana Kalanë duke e dënuar atë për të dy veprat, atë të falsifikimit dhe të shpërdorimit të detyrës me 18 muaj burg dhe 6 mln lekë gjobë, por me bashkimin veprave penale, u la 1 vit burg dhe 3 mln lekë gjobë.
“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin Nr. 127, dt. 19.09.2011, ka vendosur: Deklarimin fajtor të të pandehurës Adriana Kalaja, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve” të kryer në bashkëpunim dhe dënimin e saj në bazë të nenit 186/2 K.Penal dhe dënimin e saj 1 (një) vit burgim dhe 300.000 (treqind mijë ) lekë gjobë.
• Deklarimin fajtor të të pandehurës Adriana Kalaja, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe në bazë të nenit 248 K.Penal të dënohet me 6 (gjashtë) muaj burgim dhe 300.000 ( treqind mijë ) lekë gjobë.
• Në zbatim të nenit 55 K.Penal me bashkimin e dënimeve në një të vetëm me 1( një) vit burgim dhe 300.000 (treqind mijë) lekë gjobë.
• Në zbatim të nenit 59 te K.Penal urdhëroj që e pandehura Adriana Kalaja të mbajë kontakte me Shërbimin e provës dhe të vihet në provë duke pezulluar ekzekutimin e dënimit për një afat 18 (tetëmbëdhjetë) muaj”, thuhej në vendimin Gjykatës së Krujës.Me sa duket, drejtimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit e kanë në duar njerëz me probleme me drejtësinë në të./Dita