Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka ironizuar kreun e opozitës Lulzim Bashën për protestën që do zhvilloj ditën e nesërme para Kryeministrisë.
Braçe përveç ironisë ka postuar edhe disa foto nga bukuria e parkut kombëtar të Divjakës. Deputeti shkruan “Sot, simetria e papërsëritshme e ujit pasqyre! E keni parasysh atë zërin që i ikën Lules 10milion euro?”.
Më tej Braçe pyet se “po si mund të harxhoni fundjavën për të ridëgjuar atë?!”. Deputeti i PS kujton se zëri i Lulëzim Bashës ikën gjatë kohës që mbanë fjalime.
Më pas u sugjeron qytetarëve të mos harxhojnë fundjavën duke ridëgjuar Bashën por të kalojnë një ditë të qetë duke u kujdesur për veten e tyre ashtu siç ka bërë Braçe me vizitën në natyrën e bukur të Divjakës.