Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi në një intervistë sot ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend. I pyetur mbi një kandidat për President, Korreshi thotë:
“Unë kam propozuar si kandidat për President Visar Zhitin. Vuaj nga provincialiteti dhe ai është lushnjar. Përpos të tjerave për vlerat që përfaqëson.
Nuk ia kam dërguar Alibeajt sepse asnjëherë s’është diskutuar për emra konkretë në grupin parlamentar. Kam propozuar 9 pika, e para të mos ketë pasur poste në komunizëm, integriteti, figura, veting pasurie”.