Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka denoncuar një nga anëtarët e PD-së, por që është pjesë e Komisionit të Rithemelimit. Në një postim në Tëitter, Bardhi shkruan se personi në fjalë zotëron një vilë me vlerë 760 mijë euro, që sipas tij nuk e justifikon.
Bardhi shton se me këtë vilë, personi në fjalë, të cilit nuk i përmend emrin, mbahet peng nga kryeministri Edi Rama. “Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka denoncuar një nga anëtarët e PD-së, por që është pjesë e Komisionit të Rithemelimit.
Në një postim në Tëitter, Bardhi shkruan se personi në fjalë zotëron një vilë me vlerë 760 mijë euro, që sipas tij nuk e justifikon. Bardhi shton se me këtë vilë, personi në fjalë, të cilit nuk i përmend emrin, mbahet peng nga kryeministri Edi Rama”, shkruan ai.
Nga ana tjetër, po dje deputeti i PD, Gazment Bardhi tha në mbledhje se kur Grupi Parlamentar kërkon të propozojë presidentin quhen të shitur, ndërsa kur një gjë të tillë e bën “Rithemelimi” quhet opozitë.
Ai deklaroi se kriteret janë parimore dhe ndërtojnë një figurë presidenti dinjitoz.“Kur ne kërkojmë që opozita të propozojë presidentin jemi të shitur. Kur “Rithemelimit” kërkon që opozita të propozojë presidentin janë opozitë.
Sigurisht që deputetët do marrin pjesë në proces, jo disa që s’janë deputetë dhe nga xhelozia thonë që presidentin e propozojnë. Nëse ka kërkesa që të jetë nga politika atëherë PD do të thotë nëse duhet nga politika përse duhet filani nga PD dhe jo nga PS. Kriteret janë parimore dhe ndërtojnë një figurë presidenti dinjitoz.
Por nëse pranohet kriteri për të qenë në politikë, e pranojmë. Kriteret mund të diskutohen për një gjë që është që ne kërkojmë ta propozojë opozita dhe këtu duhet të qëndrojnë. Ne kemi menduar të jemi korrekt për t’i dhënë vendit një presidenti dinjitoz”, nënvizoi Bardhi në mbledhje.