Një dosje penale në duart e prokurores së Durrësit Enkeleda Xhengo tregon se si çifti Nevila dhe Bensik Dudaj, në bashkëpunim të tërthortë me kapon bixhozit në Shqipëri, Bledar Sinani, ose siç njihet ndryshe “Dari i Apex”, ngritën një kazino gjigante të paligjshme në Hotel Adriatik në Durrës.
“Dari i Apex” parashikonte të fitonte miliona euro nga kazinoja pa lejen e autoriteteve përkatëse, ndërsa Nevila dhe Besnik Dudaj do të shtonin llogaritët e tyre bankare pasi i kishin dorëzuar kapos së bixhozit katin e katërt të hotelit.
Në 10 janar të këtij vitit, disa oficerë të policisë gjyqësore kanë zbarkuar në Hotel Adriatik në Durrës, ku kanë konstatuar se kati i katër i hotelit të njohur ishte përshtatur për kazinonë “Royal Eagle”. Në këtë ambient ishin vendosur 93 makineta dhe 4 tavolina pokeri dhe 4 rolet, ndërsa po bëheshin përgatitjet e fundit për të nisur ‘punën’. Kazinoja është ngritur pa u licencuar dhe certifikuar nga Agjencia e Monitorimit të Lojërave të Fatit.
Besohet se policinë e ka dërguar në hotel një dorë e fuqishme, pasi “Dari i Apex” nuk mund të ndërmerrte një rrezik dhe akt të tillë të paligjshme pa një garanci paraprake.
Pjesë e stafit të kazinosë ishin Delih Dafina, Aleksander Trajanov, Gjergji Serani, Doloreza latifi, Admir Shima, Kujtim Blliku, Nevila Arapi, Ina Gjika, Albano Domi, Beta meka, Elena Tavuri, Nadzeya Kruk dhe Gladys Jill Raquipo.
Menaxherë të kazinosë rezultojnë Sergo Solnstev nga Gjeorgjia, Muhttin Cenk Omeroglu nga Turqia dhe Robert Cristian nga Rumania, që të tre të arrestuar në flagrancë dhe të liruar më pas nga prokurorja Enkeleda Xhengo.
Kazinoja “Royal Eagle”, është pjesë e shoqërisë “INFINIY INVESTENT”, me administratore Ravena Zahirin, e cila është fshehur. Ravena Zahiri është fija që të çon drejt kokës së bixhozit Bledar Sinani dhe më pas tek çifti Nevila dhe Bensik Dudaj, të cilët kanë dhënë katin e katërt të hotelit për kazino.
Si dalin në skenë Nevila Dudaj dhe Bensik Dudaj
Pjesë e dosjes është një kontratë qiraje mes kompanisë “Duda” që administron Hotel Adriatikun në Durrës dhe shoqërisë “Infinity investment”, që ishte shoqëria qiramarrëse e ambientit. Kompania ‘Duda’ është themeluar në vitin 1993. Pronarët e saj janë bashkëshortët, Nevila Dudaj me 50 % të aksioneve dhe Besnik Dudaj, me 50 % të aksioneve. Administrator i kompanisë që menaxhon hotelin është pikërisht Besnik Dudaj, i cili është përgjegjës edhe për firmosjen e kontratës me Ravena Zahirin, administratore e kompanisë së lojërave të fatit “INFINIY INVESTENT”.
Mbetet për t’u parë nëne prokurorja do të zbatojë ligjin, duke marrë të pandehur Besnik Dudaj për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të fatit”, parashikuar nga neni 198 i Kodit Penal. Në procedimin procedimin penal nr. 87 është është regjistruar, është përfshirë edhe kjo vepër.
Si del në skenë Bledar Sinani
Kazinoja në Hotel Adriatik do të hapej nga shoqëria Royal Eagle, e cila është pjesë Infinity Investments. Nga ana tjetër, Infinity Investments nga WSI dhe W-CZ Holdings, të cilat kanë respektivisht 60 për qind dhe 40 për qind të aksioneve.
WSI është në pronësi të Bledar Sinanit, i njohur ndryshe si Dari i APEX-it. W-CZ Holdings është një kompani e regjistruar më 26 shtator 2019, në Litvinovice të Çekisë, me përfaqësues një shtetas austriak, të quajtur Johannes Weissengruber. Të dy këta, si Sinani, ashtu dhe Weissengruber, kanë qenë ortakët e maxhorancës në ish-kompaninë APEX, e cila zotëronte pjesën më të madhe në tregun e bixhozit në Shqipëri, para se qeveria të ndalonte me ligj lojërat e fatit në vitin 2019.
Sinani dhe Weissengruber përmes kompanive të tyre zotërojnë 84 për qind të aksioneve edhe në kazinonë tjetër të Tiranës, të quajtur Grand Casino Tirana, që u hap një vit më parë në Hotel Plaza Maritim. Pjesa tjetër e saj, prej 16 për qindësh, zotërohet nga Kastriot Ndoja, edhe ky ish-ortak i APEX-it.
Në fakt, Adria Entertainment, kompania që ka licencën e kazinosë së Plaza-s, është ish-APEX-i, thjesht ka ndryshuar emrin, ndërkohë që ortakët janë të njëjtët. Kjo kompani, në periudhën 2015-2018 sipas bilanceve zyrtare në QKR, ka fituar 44 milionë dollarë, praktikisht 11 milionë dollarë në vit. Ky është një treg me fitime kolosale, ndaj dhe interesat janë shumë të mëdha.
Tashmë bixhozi në Shqipëri po kthehet në monopol të Bledar Sinanit, i cili po ngre kazinotë në pikat kyçe sa të ligjshme aq edhe të paligjshme. Ligji i Edi Ramës për ndalimin e bixhozit në Shqipëria tashmë është zhbërë. Bixhozi u ndalua për ta përqendruar në një dorë.