Rikthimin e masakrës së Srebrenicës përmes një rezolute në Kuvendin e Shqipërisë nga Sali Berisha, u cilësua si një “provokim i shëmtuar” nga ish-kreu i SHISH Fatos Klosi.
Ai sqaroi se Berisha donte të kapte “mat” mazhorancën, pasi mendonte se do ta votonin rezolutën dhe në këtë mënyrë automatikisht do të ‘shkelnin” premtimin e tyre se nuk do merrnin asnjë kërkesë të tij parasysh. Por opozita siç theksoi se edhe Klosi në “Repolitix” u tregua e zgjuar dhe nuk e votoi.
“Mazhoranca e ka thënë që çdo propozim i Berishës nuk do të dëgjohet. Berisha bëri provë për të parë nëse parlamenti shqiptar do ta votonin një gjë të rëndësishme. Ai donte të provokonte.
Provokoi në mënyrë të shëmtuar, do ta kapi PS në një moment të vështirë. Ai do të tregojë që PS nuk është në gjendje të mbajë fjalës që Berishës nuk e kanë në mendje.”, u shpreh ai.