Historiani Pëllumb Xhufi komentoi mbrëmjen e djeshme zhvillimet më të fundit politike në vend dhe fatin që e pret Berishën.
Xhufi tha se nuk besonte në një ringjallje të Berishës dhe se shpallja non-grata i vuri vulën. Megjithatë ai tha se kjo nuk ishte hera e parë që amerikanët e tregonin mosmbështetjen e tyre dhe se në të kaluarën ja kishin dorëzuar pothuajse gati Edi Ramës i cili nuk ndërmori asnjë masë.
“Tani është vonë të ringjallet Berisha. Nuk është puna e moshës po ka bërë aq zullume, plus dhe u shpall non-grata. Amerikanët ia dhanë në tavë Berishën Ramës e ai nuk bëri asgjë. Çfarë bëri për ligjin e Prokurorisë? Po për SHISH-in apo për prishjen e Akademisë? Nuk tha asnjë fjalë në Parlament kur u prish Akademia e Shkencave”, u shpreh Xhufi.