Pika kufitare e kalimit mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk do të ketë më kontrolle për kalimin e qytetarëve. Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Kosovës me 73 vota gjatë ditës së sotme.
Në Kuvendim e Kosovës ka pasur debate të ashpra nga deputeti i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Milaim Zeka, i cili e ka quajtur debatin për hapjen e kufirit me Shqipërinë si diskutim të pavlerë. Marrëveshja pritet që pranohet midis dy vendeve e më pas të vihet në zbatim. Nga kjo marrëveshje pritet që të lehtësohen radhët e gjata të kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë. Këto radhë bëhen problematike sidomos gjatë muajve të verës.