Sali Berisha gjatë takimit me demokratët e Lezhës ka sjellë në kujtesë bisedën me një punonjës të aeroportit në vitin 1978 kur ai udhëtonte për në Itali ne shërbim të partisë madje duke shoqëruar një ng udhëheqsit kryesor të sistemit Hysni Kapon.
Sipas Berishës, sapo punonjës e pa që ishte shqiptar i tha se vendi yt ka vrarë At Shtjefën Kurtin, një prift i cili u ekzekutua nga sistemi pasi pakëzoi një fëmijë.
“Po udhëtoja në 1978 në Itali, shkoj tek sporteli i aeroportit, e pa pasaportën punonjësi, më pa me një urrejtje patologjike. Shqiptar, tha. Po i thashë, shqiptar. E vratë At Shtjefën Kurti. Unë i thashë, jam mjek. Nuk ka rëndësi çfarë je më tha, por atë Stefanin e vratë tha. Vendi im kishte ekzekutuar priftin se kishte pagëzuar një fëmijë 7 vjeç”, tha Berisha.
Më tej Sali Berisha u shpreh se parlamenti i Shqipërisë rrëzoi një rezolutë që dënon gjenocidin në Bosnjë, rezolutë e cila është miratuar nga Parlamenti Evropian apo edhe Kongresi Amerikan.
“Para 3 ditësh u hodh poshtë rezoluta për gjenocidin në Bosnje. A mundet që një parlament i një vendi të tillë të marrë një vendim të tillë. Atë rezolutë që rrëzoi Rama e ka votuar PE, e ka votuar Kongresi i SHBA dhe parlamenti i Malit të Zi. Pse po e them këtë?
Sepse interesi ynë kombëtar po shkelmohet dhe do shkelmohet derisa ne të bindemi që duhet ti dalim vendit për zot. Gjithçka është një përpjekje për të shpërberë vendin tonë. Është e qëllimshme, sepse të qeverisës 8 vite dhe ti lësh qytetarët e tu zbresin në pikiatë, më të keq pagurit në rajon, të lësh qytetarët e tu të zhytën në varfëri, sigurisht që ti punon për shpërbërjen e tyre. Ti u dhe dy alternativa, ose ikin, ose topituni në varfëri”, tha Sali Berisha.