Gjatë një takimi në Lezhë një demokrat që u prezantua si ish-oficer i Gardës, i tha dje Berishës se atë e do më shumë sesa fëmijët e tij. Ndërsa për Gazment Bardhin dhe Lulzim Bashën, demokrati i Matit u shpreh se janë “lepuj që i hamë më dhëmbë”.
Pas kësaj deklarate ka ardhur reagimi i fortë i Sekretarit për Çështjet Vendore në Partinë Demokratike Roland Bejko.
“”Përpara për një PD më të fortë, më të madhe, më të bashkuar!”
Me siguri shqiptarët mezi presin që ta votojnë këtë bandën e Arturo Ui që t(a)ë ha me dhëmbë…”, shkruan me ironi Roland Bejko.
“E tmerrshme nuk është ajo çfarë ka thënë ky ujku i maleve me fytyrë njeriu, por e qeshura dhe mungesa e distancimit prej tij e plakut Arturo Ui… kjo është kriminale. Plaku duke mos u distancuar, jo vetëm që e ka aprovuar ça thot ky ujku, por ky veprim frymëzon për dhunë dhe të tjerë uqër ndaj të ndryshmëve në PD…. Tirani hesapi!”, shkruan më tej Bejko.