Presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, kryetare e LSI, Monika Kryemadhi janë akuzuar së fundmi nga një media në Austri, e quajtur “Kronen Zeitung” se kanë paguar afro 752 mijë dollarë për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Donald Trump si president i SHBA në 20 janar 2017 (700 mijë dollarë) dhe për udhëtime, darka bashkë me ndërhyrjet kirurgjikale për Kryemadhin (50 mijë dollarë) po në tokën amerikane.
Historia bëhet akoma më tronditëse teksa media në fjalë vjeneze raporton se është takuar me informatorin që ka zbuluar këto të dhëna për çiftin Meta-Kryemadhi, i cili është fshehur në Austri nga frika e kërcënimeve në Shqipëri dhe ka marrë statusin e mbrojtjes. Ajo çfarë rëndon akuzat ndaj presidentit Meta dhe lideres së LSI Kryemadhi është se pretendohet se këto pagesa janë kryer nëpërmjet lobimit në një kompani “guackë” (offshore) pa asnjë aktivitet biznesi në Qipro.
“Kronen Zeitung” bën me dije se kjo “kompani” quhet “Dorelita Limited”. Lidhja e këtyre lotimeve me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin sigurohet nga një jurist pranë presidentit, emrin e të cilit media austriake nuk e përmend. Nga ana tjetër, ëebsajti vjenez paralajmëron se kjo çështje mund të tronditë politikën shqiptare deri në rrëzimin e Metës nga posti i kreut të shtetit.
Artikulli i plotë i “Kronen Zeitung” për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin
‘Thellësisht i korruptuar’, dëshmitari kyç kërkon mbrojtje në Vjenë: drithërima për Presidentin
Akuzat e një detektivi, i cili është fshehur në Austri nga frika e kërcënimeve me vdekje rëndojnë ndaj kreut të shtetit shqiptar. Inaugurimi i Donald Trump luan një rol të rëndësishëm në këtë gjë. Lotët më rrodhën në faqe, duart më dridheshin, zëri im po më dridhej.
Frika e një informatori nga autoritetet shqiptare është e ndjeshme gjatë një takimi me “Kronen” në një vend sekret. E kaluara: Informatori u arratis në Austri për shkak të akuzave dhe frikës së një tentative vrasjeje. Këtu ai duhet të ketë marrë statusin e mbrojtjes.
A mund të tronditet skena politike e Shqipërisë?
Ajo se çfarë informatori tregon në praninë e avokatëve të dalluar vjenezë të bën ngrihesh në këmbë dhe të dëgjosh. Dëshmia mund të shkundë skenë politike shqiptare dhe të rrëzojë askush tjetër se presidentin. Ilir Meta (53 vjeç) ka mbajtur shumë gjatë karrierës. Ai themeloi partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilën e drejtoi deri në 2017.
Ai ishte Kryetar i Parlamentit për disa vite (2013-2017) dhe tashmë President i Republikës së Shqipërisë. Që nga ajo kohë erdhën paratë, të cilat dëshmitari kyç i përshkruan si ‘thellësisht të korruptuara’. Në mënyrë që të merrte pjesë në inaugurimin e Donald Trump si president i SHBA dhe zyrtarëve të tjerë republikanë në 2017, ata raportohen se lobuan në mënyrë intensive nëpërmjet një kompanie ‘guaskë’ qipriote.
Është e paqartë se kush pagoi udhëtimin drejt Uashingtonit
Për shkak se në 20 janar 2017 Meta shpërndau një foto të tijën me disa kolegë të partisë në ceremoninë e betimit të Donald Trump si president i 45-të amerikan përpara Kongresit të SHBA në Uashington. Në mënyrë që të siguronte akses në ceremoninë e betimit të administratës Trump, ata lobuan nëpërmjet një kompanie ‘offshore’ qipriote.
Vlera është 700 mijë dollarë. Deri më sot, është e paqartë se kush e kryer këtë pagesë. Meta vetë pretendoi se u ftua nga republikanët amerikanë. Sipas dokumenteve ligjore amerikane, 700 mijë dollarë nga një jurist pranë Ilir Metës rrodhën në llogarinë e kompanisë ‘offshore’ ‘Dorelita Limited’. Pak javë përpara inaugurimit të Trump, u firmos një kontratë midis LSI dhe juristit, e cila garantoi pjesëmarrjen në ceremoni. Pak pas kësaj, Meta u bë president i Republikës së Shqipërisë.
Operacione kirurgjikale kozmetike të dyshimta nga Zonja e Parë
Që kur pagesa e lobimit është e vështirë për t’u shitur në pozicionin e tij, kontrata u mbyll.
Por një kontratë e re u përgatit për “Dorelitan”, e cila nuk ka asnjë aktivitet biznesi. Në listën e dyshimtë të shpenzimeve janë dhe 50 mijë euro në muaj për takimet me senatorë amerikanë, darka, udhëtime dhe ndërhyrje kozmetike për zonjën Meta, Monika Kryemadhi. Ajo mori drejtimin e LSI pasi bashkëshorti i saj u zgjodh president në 28 prill 2017. Në çdo rast, akuzat rëndojnë shumë dhe prezumimi i pafajësisë zbatohet për çiftin politik. /Dario Velaj