Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratke që po zhvillohet në selinë blu deputetët demokratë kanë propozuar emrat e tyre për presidentin e ri të vendit.
Janë dhjetë emra të propozuar për të pasuar Ilir Metën në Presidencë.
Së fundmi, deputetja demokrate e Matit Dhurata Çupi, ka propozuar si emër për kreun e ri të shtetit, Princin Leka Zogu.
Ky i fundit edhe pse është lakuar prej disa kohësh si një kandidaturë e mundshme për të marrë detyrën e presidentit, deri më tani nuk e ka kundërshtuar publikisht një ambicje të tillë.
Ligjvënësja Çupi e sheh këtë alternativë si një zgjidhje e çështjes së kreut të shtetit duke pranuar një figurë të balancuar.