Është publikuar rezultati për votimet lidhur me drejtimin e “Foltores”.
Në krye të këtij grupimi u votua për Sali Berishën.
Sipas tabelës, ish kryeministei ka fituar me 99.9% të votave kundrejt “rivalit” të tij Ibsen Elezi i cili nuk mundi të fitonte asnjë degë.
Ky ishte një rezultat historik, të ngjashëm me sistemin diktatorial që Berisha pretendon se e ka rrëzuar për të sjellë parimet demokratike të cilat edhe pas 32 vitesh në politikë aktive, vijon t’i përdore thjesht si premtime të largëta.
Me ardhjen në krye të demokratëve, Sali Berisha ka vënë në rrezik edhe fatin e Partisë Demokratike. Kjo sepse Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ia ka bërë të qartë se SHBA do të ndërpresë marrëdhëniet me PD, nëse kryesimin e saj do e merrte ish-kryeministri Sali Berisha. Përtej këtij paralajmërimi, Berisha nuk u ndal duke e sfiduar hapur SHBA-në që e futi në listën e zezë.
“Nuk do të angazhohemi me askënd që është shpallur nga Sekretari i Shtetit. Kjo është një politikë për mbarë botën dhe nuk ka fare të bëjë me individët, por politika e përgjithshme është që nuk mund të imagjinojmë një skenar ku unë apo ndonjë nga pasardhësit e mi të pretendojmë se çdo gjë shkon mirë dhe të shkojmë për kafe me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor. Nuk ka për të ndodhur”, ka deklaruar ajo më herë.