Nga Anri Bala
Trupa teatrale e (k)akademisë së talenteve “Babale”, në bashkëpunim të ngushtë me agjencinë e “Lëvizjes Serioze për Turpërim”, ngriti edhe sot siparin, për të vënë në skenë shfaqjen e radhës, me titull: Auto-turpërim dhe legenosje me çdo kusht!
Në skenë u ngjitën po ata aktorë, që na kanë bërë të qajmë me dënesë qindra herë dhe asnjëherë të qeshim… sepse për fatin tonë të keq, shfaqjen që jemi detyruar ta ndjekim çdo javë, aktorët tanë, hidhërimin e kanë si të vetmin talent!
Por të paktën, kësaj here jam i lumtur! A e dini pse?! Sepse trupa e aktorëve të drobitur nga patologjia që u ka rënë, edhe pse zgjati vetëm pak orë… e bënë ëndrrën e tyre “realitet”! Kësaj here u gajasa dhe nuk më vinte aspak keqardhje, kur shihja një tufë të çmendurish, që silleshin e flisnin si të tillë, ku kryetari i të marrëve mbante fjalim dhe të tjerët duartrokisin me ngazëllim!
Në kllapi totale, tamam si ai i marri që jeton mes fantazive të prodhuara nga halucinacionet, sot trupa e të marrëve, u ulën e kënaqën me sapo “ardhjen në pushtet”! Madje, kërkonin që edhe ne tu besonim, se ata ishin aty… për të na drejtuar, pasi rrëzuan Ramën dhe ne i “votuam” unanimisht për dhunën e shkaktuar ndaj një tjetër “babole”, që futi kokën tek shkopi i gomës, për të inskenuar dhunën ndaj fjalës së lirë të gazetës “Rilindja Babale”!
Drama e re, e sjellë nga (k)akademia “Babale”, ishte një sukses i jashtëzakonshëm, pasi u transformua në një komedi të paparë ndonjëherë, që do mbahet mend gjatë në memorien e gjithsecilit prej nesh, kur të marrët, nisën të qeverisnin në parlament.
Personazhi Tit Vasali u emërua menjëherë kryetar Parlamenti, Mul Rrafshi Ministër i Brendshëm, por interpretimi u ndez pak me debatet për zgjedhjen e kryeministrit, luftë e madhe mes Hollandezit dhe Çizmes, por që në fund fitoi Marshalli, pasi mbajti fjalim “prekës” për zgjedhjet e vjedhura të ’96-ës, për mijëra vrasjet e ’97-ës, për drogën e vullnetit politik deri në vitin… jo shumë të largët 2013 dhe për dhunën deri në vrasje të protestuesve më 21 Janar, si shembull i lartë i demokracisë dhe prosperitetit të ish-qeverive të drejtuara prej tij në këtë vend, që sot, e ka “pllakosur diktatura”, nga ai që nuk arreston, nuk dhunon dhe nuk vret njeri!
Pasi mbaruan fjalimet dhe prezantuan “maketin” e ëndrrës, sikur kishin ardhur në pushtet, trupa e të marrëve u larguan hatërmbetur me pozitën, që “braktisi” parlamentin, pasi mbaroi punë me ligjet, që kishin në program të votonin dhe nuk mori pjesë në llogjet e bordellos, ku klientët e përhershëm, po bënin qejf me qejfin e tyre!
Nëse e vutë re mirë, sot mu dukën si ato të dënuar, që presin zemërdridhur orën, për t’iu dorëzuar jetës në botën tjetër. A nuk dukeshin si të burgosur, ku kapoja i qelisë u tregonte trimëritë e krimit të tij dhe i mbushte me shpresë, duke kërcënuar, se ashtu siç kishte bërë dikur, do i’a bënte përsëri atyre, që e kishin futur aty?!
A e kuptuat, se me sa pak gjë u lumturuan, vetëm me “maketin e ëndrrës”, e kjo ndodh gjithmonë kur ke humbur edhe shpresën, ndaj ruhuni, sepse i marri nuk është i dehuri, që bëhet “esëll” nesër?!
Pa keqardhje po e shikojmë, që këta as që e kanë idenë se ku janë, kush janë dhe përse po ulen në atë karrige, por nëse duan ta kthejnë sallën në “stallë”, për të lehur “ndërvedi”, apo për të plotësuar epshet e një të marri, një përgjigje kam unë për popullin e butë që na qeverisë: për kafshën dhe të marrin, janë vetëm dy vende: qelia ose kafazi… se mjeku. as që hynë në punë!/Ekskluzive.al