Zërat se Gjykata e Apelit do të rrëzojë vendimin e paprecedent të gjyqtarit Agron Zhukri që i dhuroi Partinë Demorkatike Sali Berishës, duket se kanë trembur këtë të fundit. Gazeta “SOT” ka mësuar se ish-kryeministri Berisha ka nisur të bëjë llogaritë dhe hartojë strategjinë për të ardhmen e tij në politikë, ndërkohë që pritet që të nisë një lëvizje të re në fund të verës dhe fillim të vjeshtës që vjen, përmes së cilës synon të mbetet në sistem.
Burime të sigurta nga “Foltorja”, i pohuan gazetës se Berisha ndihet i frikësuar dhe është i vetëdijshëm që mund ta humbë drejtin e PD, paçka se po bën presione të forta dhe shantazhe ndaj gjykatës, në mënyrë që kjo e fundit të rrëzojë ankimin e Enkelejd Alibeajt. Mësohet se ai, i ka thyer sytë nga Ilir Meta, i cili në 24 korrik do të zhvishet nga kostumi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe pritet të rikthehet në politikë.
‘Kimia” dhe raportet mes Ilir Metës dhe Sali Berisha janë të mira dhe nisur nga kjo besnikëri që ata kanë ndaj njëri-tjetrit, në shtator pritet që të shkojnë drejt një bashkëpunimi të ri dhe krijimi të një grupi parlamentar. Mësohet se fillimisht Berisha do të krijojë një lëvizje të re dhe do të grupojë pas vetes deputetë të “Foltores” dhe më pas së bashku me ata do të bashkohen me 4 deputetët e LSI, duke krijuar një grup të madh parlamentar me gati 20 deputetë.
Ky vendim për të krijuar grup parlamentar, do t’i japë mundësi atij që të këtë më shumë hapësirë kohore në Parlament, pasi aktualisht ai po e vuan shumë këtë problem, pasi Partia Socialiste e ka kufizuar dhe nuk e njeh si lider. Madje, mësohet se Berisha synon të marrë vetë drejtimin e këtij grupi parlamentar. Më pas, mësohet se Berisha grupin e tij të deputetëve do ta atashojë drejt një koalicioni me Ilir Metën, i cili fillimisht mund të marrë drejtimin e Lëvizjes Socialiste për Integrimi dhe që më vonë do të shkrihet me “Foltoren”, duke ja dhënë të drejtën atij të marrë drejtimin e partisë së re.
Pra Meta do jetë defacto kryetar i partisë, Berisha do luaj në prapavijë dhe do të jetë president nderi i këtij subjekti të ri. Ndërkohë, sipas të njëjta burimeve mësohet se Berisha po mendon që të kritikojë edhe koalicion me Metën, do ta përdorë si trampolinë për të t’u përfaqësuar në zgjedhjet me të aferat, të cilët janë ato lokale të vitit 2023.
Kjo do të thotë se Berisha dhe Meta do të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, njësoj sikundër bënë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit të këtij viti, ku pas goditjes që mori nga amerikanët dhe Basha, si dhe fundit poshtërues, ai përfundoi nën ombrellën e LSI dhe Partisë Demokristiane të Nard Ndokës. Megjithatë, mbetët të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.
Ja çfarë pritet të ndodhë në shtator
Por lëvizjen e re të Sali Berishës e ka paralajmëruar edhe analisti Lorenc Vangjeli, i cili teksa dje ishte i ftuar në një studio televizive, zbuloi se ish-kryeministri do të bëjë një “lëvizje surprizë” që do t’i lërë të gjithë “pa tekst”. Lorenc Vangjeli ka shpjeguar mes të tjerash se pritet që Sali Berisha të bëjë një hap pas në Partinë Demokratike pasi i ka përmbushur egot e tij personale. Madje ai parashtroi idenë që Sali Berisha në shtator të bashkohet me Ilir Metën.
“Berisha e ka shumë të vështirë të tregojë primatin në PD. E mos të themi pastaj për Edi Ramën. Është provokim dhe luftë fuqie. Në Grupin Parlamentar, Berisha nuk komandon. Është lufta mes organizmave të ndryshme. Nëse i humbet zgjedhjet. Dhe me të gjitha gjasat. Do duhet të japë dorëheqjen dhe do i shtrohet një votëbesimi poshtërues. Gjyqtari vendim e jep vitin tjetër. Lana do rrjedhë në të njëjtin drejtim. Nuk ka asnjë ndikim cilado të jetë vendimi i Apelit.
Gjyqi i vërtetë i kësaj beteje është vitin e ardhshëm. Besoj do ketë formulë tjetër. Në shtator mund të ndodh tjetër gjë. Janë shanse kundër kësaj që them unë. Që një lëvizje surprizë e Berishës që do habisë edhe Edi Ramën pritet në shtator. Por janë kundër. Berisha është serioz në synimet veta. Fitorja e tij e fundit ishte mbi Ibsen Elezit.
Jo vetëm që është i pamjaftueshëm ai vetë, por është kush për t’i lënë demokratët në opozitë. Ai ka projektuar edhe një fitore mbi SHBA. Berisha po bën të njëjtën gjë që kanë bërë shumë në disa vite. Fitorja e tij ishte spektakolare. Me këtë fitore mund të gjejë zgjidhje që të shmang humbjen.
Në shtator në tryezën e opozitës. Do dal një tjetër opozitar, si Ilir Meta. Ai ka një marrëveshje që në Ballkan shkon shumë. Nuk bëhen bashkë nga dashuria por nga urrejtja. Kanë arsyet e botës që të urrejnë Edi Ramën. Do të jenë bashkë kundër kryeministrit”, deklaroi Berisha. /Rigels Seliman