Monika Kryeçizmja, tani e tmerruar, nga ajo që po i ndodh klanit të saj mafioz, që kishte uzurpuar nyjet kryesore të pushtetit ekonomik , ku 11 ish drejtorë të kësaj force politike po ndiqen penalisht ose po vuajnë dënimin në burgje , është e bindur që populli do të” rrëzojë” qeverinë e Kryeministrit Edi Rama me protestën e tij për këto “padrejtësi” që po bënë popullit, duke i hequr ajkën dhe thesarin partisë dhe duke burgosur kriminela të pafjshëm, që i kanë dhuruar shPH-së LSI miliona euro me djersën e grabitësit.
Nëse populli janë këto 11 hajdut me çizme të Monikës që kanë vjedhur miliona atëhere Rama nuk rrëzohet asnjëherë.
Këto janë 11 drejtorë të LSI-së të ndaluar:
Liza Tabaku
Në nëntor të 2014, Policia e Lushnjës ndaloi me urdhër të Prokurorisë, drejtoreshën arsimore në këtë qytet, Luiza Tabaku, e cila u merrte shuma të konsiderueshme mësuesve të rinj me qëllim për ti punësuar.
Pjerin Xhuvani
Më qershor 2015, Policia e Tiranës me urdhër të Prokurorisë arrestoi Drejtorin Rajonal të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Pjerin Xhuvani, I cili ishte pjesë e zyrtarëve të dyshuar për abuzim me fondin e ilaçeve të rimbursueshme, ku dëmi llogaritej në vlerën e 500 mijë eurove. Xhuvani ishte kryetar I LSI-së në Elbasan.
Robert Shtëmbari
I fundit në radhë është Robert Shtëmbari, Drejtori i Emergjencave Civile në Lushnje, i cili u arrestua mëngjesin e datës 4 nëntor 2015 me akuzën korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Shtëmbari I kishte kërkuar 1 milion lekë një qytetari në Lushnje në këmbim të një vendi pune.
Elvis Bajazi
Më 14 korrik 2015 arrestohet drejtori i Hipotekës Lushnjë, Elvis Bajazi bashkë me shoferin e institucionit. Ata u kapën në kushtet e flagrancës, duke marrë rryshfet për dhënien e një çertifikate pronësie në Lushnje.
Albert Topçiu
Më 27 qershor 2015, arrestohet në Tiranë, drejtori i Vlerësimit Mjedisor në Ministrinë e Mjedisit, Albert Topçiu, ndërsa po merrte 2 mijë euro ryshfet, drejtuesit të një subjekti ndërtues. Albert Topçiu ishte njëkohësisht edhe drejtues I degës së LSI-së Fier.
Genc Balla
Më 29 shtator 2014, Policia e Durrësit, arrestoi drejtorin e Inspektoriatit të Mjedisit Durrës, Genc Balla, bashkë me vartës të tij, të cilët shtrëngonin për mitmarrje një kompani shqiptaro-kineze. Edhe Balla ishte i emëruar nga LSI.
Artur Zoto dhe Iljaz Labi
Me detyrat Drejtor dhe N/drejtor të përgjithshëm të burgjeve emëruar nga LSI të arrestuar dhe të dënuar me burg
Dashamir Xhika
Ish-kreun e ARRSH-së pjesëe strkturave drejtuese të LSI-së emruar nga LSI i arestuar pret dënimin
Aksel Qurduka që ka mbajtur postin e ish-Drejtorit të Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, kunati i Artur Zhejt emëruar nga LSI i arrestuar pret dënimin
Aleksandër Lipivani ish drejtori i Portit të Durrësit emëruar nga LSI i ndjekur penalish i shpëtoi arrestit fale gjykatses që hodhi poshtë kërkesën e prokurorisë për arrest me burg./Ekskluzive.al