Politika nuk është bordello ku mund të prostituojnë në emër të profesionit dhe fitimit, të bardha e të zeza , të verdha, bjonde dhe kacurrele, por një grupim, që përfaqëson idet e një grupi të caktuar njerëzish majtas apo djathtas. Por a e kupton Monika këtë gjë ?! Aspak sepse nuk përfaqëson një forcë politike por një biznes me siglën e një partie.
I pa precedent është përgjërim dhe lutjet e sa për ekstremin e djathtë dhe të majtë për tu bashkuar si një thesi me plehra, ku mund të gjesh, që nga copa e bukëse e qesja e letrës, e deri tek kutia e llamarinës e shishja e qelqit. Vetëm morali i Monikës dhe holandezit Lulzim mund ta mendoi, se si një ballist dhe zogist, mund të bashkohet me komunistët e socialisten Çizme, për të ndarë pushtetin.
“I bëjë thirrje Ballistëve, Zogistëve, Legalistëve, Republikanëve dhe Komunistëve të bashkohen me LSI” për të rrëzuar Edi Ramën, deklaron ajo. A thua se Edi Ramën e kanë vendosur këto shoqata kryeministër, me në krye shoqatën e Monit!
Bile, Edi Rama është i “trembur” sipas saj që pas zgjedhjes së Arta Markut kryeprokurore, thotë Çizmja, që për mos zgjidhjen e kësaj femre prokurore hodhi çizmet, e përpak i vuri zjarrin parlamentit. Duket që ka lajthitur sepse si mundet “prokuroria e Ramës”, të frikësoi Ramën.
A e kuptoni ku është katandisur kjo mjerane, që pushtetin e mat si karrige personale dhe jo si forcë për të drejtuar vendin sipas programit dhe idealeve politik. Pushteti që ajo kërkon dhe imagjinon i vlen asaj, për t’i shpëtuar drejtësisë dhe për të shpëtuar “produktet e veprës penale”, vjedhje e korrupsion.
A mos ka pësuar ndonjë traum psiqike si…
Ja çfarë deklaron ajo tek kazani i Yll Rakipit:
“Problemi Edi Ramës është ai që ndjen brenda PS, nuk është opozita problemi i Edi Ramës. Atë do ta rrëzojë popullli se nga brenda çdo deputet që do t’i dalë kundër do t’i çojë kriminelin tek shtëpia që t’i kërcënojë gruan dhe fëmijët”, deklaroi ajo.
Veprimet e tij tregojnë frikë, pas 18 dhjetorit bën veprime që tregojnë frikën dhe që është vetëm dhe mbrohet nga disa kone që lehin për të krijuar zhurmë rreth figurës së tij madhështore për të krijuar imazhin e një lideri ndërkombëtar”, u shpreh ajo.
Legalistë, ballistë, republikanë, komunistë që të gjithë duhet të bëhemi bashkë sepse është një betejë kundër krimit”, deklaroi Kryemadhi.
Çizmemadhes, që si kone që nuk pushon fyen edhe ndërkombëtarët , si ka mbetur gjë tjetër, vetëm të qaj e rënkoi, deri kur t’iu a mbyllin gojën asaj Likes dhe gjithë monstrave, që herët a vonë do përballen me drejtësinë./Ekskluzive.al