Pas dështimit të skenarit për burgosjen e ish-ministrit Saimir Tahiri, ku Lulzim Basha dhe Sali Berisha, u angazhuan me të gjithë forcat e tyre, duke vënë në punë shërbëtorët e partisë dhe ata brenda sistemit të drejtësisë, si gjyqtarë e prokurorë “gështenjash”, që sot e kanë “lakun shtrënguar në fyt”, përsa i përket krimeve dhe poshtërsive që kanë bërë me profesionin e tyre dhe pjesa më e madhe janë nën hetim, opozita ndërmori hapin e radhës, krijimin e një tjetër “skandali” droge, me futjen në lojë të “Babales”, e në këtë mënyrë do të largonin qeverinë.
Nga dëshira e madhe për të sajuar ngjarje që do të largonin qeverinë, Basha po e çon veten dhe ushtarët e partisë… drejt arratisë! Pas “azilantit” Adriatik Llalla, listës së të arratisurve, i’u shtua dhe Babalja, i cili kërkon azil politik në Kosovë, pasi një arratisje të dështuar drejt shtetit fqinj.
“Babalen duan ta vrasin… dhe “heshtjen” e tij, duan ta blejnë me 200 mijë euro!”, ka deklaruar para pak kohe lideri Basha, deklarata të cilat nuk korrespondojnë aspak, që një person të cilin e duan të vdekur, duan ti japin dhe miliona lekë, të mos flas… pas vdekjes! Vetëm gomari mund t’ia deshifroj pretendimet dhe të kuptoj Bashën, por një “krriç” i rritur në oborrin e tij, që ja njeh hilet, mendon se e gjithë deklarata e Bashës, ishte në funksion të “Babales”, i cili me këto pretendime nga opozita, do arrinte të siguronte azilin në çdo vend që do ta pretendonte dhe kështu do të “paguhej me klering”, për shërbimet e bëra ndaj PD-së!
Meqë plani i prokurorëve dhe gjyqtarëve “të gështenjave” dështoi për të burgosur Tahirin, po ashtu dhe skema “Babale”… u përqesh nga të gjithë ata që e panë videon… Basha nxorri një mësim, mjaft të volitshëm nga këto dy eksperienca jo fort të mira për të. Nga të dyja intrigat, plani i vetëm që funksionoi, ishte sigurimi i azilit politik… pra arratisë!
Në depresion total, pasi u braktis edhe nga elektorati i tij në protestën e 26 Majit, edhe pse turpshëm tentoi të sajoi një tjetër skemë mashtrimi “dhunën ndaj kryeredaktorit të Rilindjes Babale”, për të cilin ruan si i çmenduri pretendimet, se u dhunua nga policia… Luli sot, vendosi të largohet përgjithmonë!
Me të njëjtën skemë, se ai dhe familja e tij po përgjohen dhe janë të kërcënuar nga qeveria… Luli po siguron “pashaportën”… e lirisë! I përmalluar për Babalen dhe Tik Llallën, Basha shumë shpejt ka vendosur t’i bashkohet familjes së “dëshmitarit X” dhe ish-kryeprokurorit Llalla, ku do flasin për kohët e “arta”, ku vranë, vodhën, trafikuan, shpifën, shantazhuan gjithkënd që i doli përpara… por i shpëtuan drejtësisë!/Ekskluzive.al