Ne komunizëm ka ekzistuar një lloj tërheqje veshi për personat të cilët mbani modele flokësh jashtë normales,ose visheshin jashtë normales. Korea e Veriut ka një listë me prerjet e pranuara të flokëve për djem dhe vajza. Sistemet totalitare kanë imponuar përgjithësisht një lloj stili të caktuar. Po ne që jetojmë të lirë pse jemi të gjithë njësoj?
Pse ndjekim të gjithë tendencat si të jemi majmunë që studiojnë të mësuarën përmes imitimit. Sigurisht që media luan rol në unifikimin e bukurisë. Media që promovon të bukurën e standardizuar. Vajza të grimuara njëlloj, djem me të njetin model flokësh, me të njetin model mjekre. Të gjithë njëlloj, sikur janë skanuar me një model dhe janë printuar shumë.
Tendenca e bukurisë që standardizohet në liri të plotë na kthen prapë në një komunizëm të heshtur. Nëse më herët duhet të bëje autokritikë para partisë, tani kritikën ta bën shoqëria. O shiko çfarë ka veshur, nuk është në modë. O shiko ajo nuk i ka flokët balayage. Ai djali nuk i ka prerë floket me model të vitit 2008. Shiko ajo nuk është konturuar si duhet. Shiko atë tjetrën nuk e ka bëre penelin deri në vetull. Shiko atë djalin nuk ka mjekër si të gjithë. Shiko ata trimat aty, janë rebeluar nuk ndjekin standardet tona.
Standardet ku e bukura nuk ka limit. Nuk e sheh dot kudo, horizonti i kufizuar. Vajza shumë mbipeshë që vishen me roba të ngushta si modelet e Instagramit. Të lutem ndalo dhe mendo, vishu për trupin që ke jo për trupin që mendon se ke. Nuk i shkojnë të gjithave streçet. As çdo djali nuk i shkon ajo prerja e flokëve që është në modë,as mjekra nuk është për të gjithë.