Luli uron fëmijët e varfër, por dy vajzat e Lulit “notojnë” në pasuri e jetë luksi në Holandë, ndërsa 20 mijë “Lul të vocërr” lypin e punojnë në Tiranë
Shkruan: Memo Aliaj
Para se t’i hipte avionit të përjavshëm e të fluturonte për në Holandë, për të festuar “1 Qershorin” me dy vajzat e tij Dafina e Viktoria që po vuajnë… prej mallit për babin, kreu i PD Lulzim Basha, nëpërmjet “Facebook” u ka dërguar një urim edhe fëmijëve shqiptarë që vuajnë nga varfëria, sëmundjet dhe shpërfillja shtetërore, me këtë citat tallës, shablon e të përsëritur në “1 Qershorin” e vitit 2011 kur u bë kryetar bashkie dhe në “1 qershorët” e viteve 2012-2017, me këtë tekst: “Me shumë dashuri, ju uroj gëzuar festën, betejat e mia kanë lidhje me lumturinë dhe të ardhmen tuaj!”.
Nuk e dimë, nëse Luli ka përfshirë në këtë urim edhe jetimët e 21 janarit, jetimët e minatorëve të vrarë nga kromi i oligarkëve të Bulqziës, apo jetimet e Grëdecit të vrarë nga mafia e bizneseve shtetërore, në kohën kur Luli ishte ministër dhe deputet i PD?!!
Por dimë faktin, që Luli ka qenë në aleancë pushteti dhe sot është në aleancë partiake me LSI, kreu i së cilës sot presdent, pridnërit e jetimëve të 21 janarit të vrarë në derën e ish-qeverisë së “shefit” të Lulit, i quajti “kokëpalarë”!
Dimë faktin, që jetimët e Grërdecit, janë produkt I biznes-krimit familjarë të shefit të Lulit. Dimë faktin, që jetimët e Buqizës, janë produkt i babëzisë kriminale të koncesion-biznesit të kromit, që bandave mafioze i është dhënë nga ish-pushteti Lulit.
Nuk e dimë, nëse Luli ka zbritur apo jo në Holandë, por dimë faktin, që bashkë me uturimën e avionit, Luli ka lënë në Shqipëri edhe ulërimat për bukën e gojës, të 20 mijë fëmijëve të familjeve tiranase në varfëri ekstreme, të cilët detyrohen të punojnë edhe në këtë 1 Qershor, që Luli dhe “lulushë-përbindëshit” e babazitur e të pashpirt të politikës shqiptare, bëjnë sikur i përkëdhelin me… dhimbje e dashuri! Janë këta delenxhinjë e batakçinj me pushtet që “urojnë fëmiëjt për hetë të lumtur, kur realisht ua kanë nxirrë jetën prindërve të tyre e për rrjedhojë edhe fëmijëve të sotëm, të cilët janë brezi i tretë i skellverëve që shfytëzohen e tallen në trazicionin e këtyre 27 viteve, instaluar qëllimisht prej politikës!
Në këtë “1 Qershor”, Luli ka shkuar pranë fëmijëve të tij në Holandë, për të përjetuar dhe shijuar lumturinë e tyre mes luksit, për të cilat ai e quan “ndotje e tutp” t’u jap edhe shtetësinë shqiptare, ndërkohë që për fëmijët e popullit, ky sharlatan bënë thirrje të mos largohen nga Shqipëria!
Aq në lusk e aq të lumtura janë vazjat e Lulit, sa mjafton që ato të shprehin një dëshirë dhe u realizohet në sekondë, me miliardat që babi u ka siguruar “me punë të ndershme” në Kosovë e Serbi me xhaxhi Damir Fazlliçin dhe në Shqipëri si 3 herë ministër, 3 herë deputet, 1 herë kryetar bashkie e 2 herë kryetar partie!
Sa për kujtesë, sipas deklarimit pasuror të Lulit, vetëm kujdesi mjekësor, arsimimi, edukimi privat, argëtimi dhe udhëtimet turistike në vendet e BE për 2 vajzat e tij, kushtojnë 90 mijë euro në vit, pa llogaritur shpenzimet e tjera, që në total janë sa buxheti vjetor ushqimor dhe argëtues i Shtëpisë së Fëmijëve Shkodër!
Ndërsa mijëra fëmijë shqiptarë, për të cilët Luli mbanë fjalime lumturie dhe poston citate “dashurie e dhimbjeje” në “Facebook”, jetojnë në mjerim, braktisin shkollën e punojnë edhe në punë të rënda me pagesa lëmoshë, sepse duan të sigurojnë bukën e gojës!
Ndërsa 20 mijë “Lul të Vocër” në Tiranë, kalojnë fëmijërinë me jetë mizerje, të shpërfillur nga shteti në mungesë të përkëdhelive të familjeve, dy vajzat e Lulit “notojnë” në pasuri e jetë luksi në Holandë…, atje ku aktualisht ka 1150 fëmijë të trafikuar për… punë!