Kur bëhet fjalë për shëndetin personal, nuk duhet të keni aspak turp!
Ndonjëherë kushtet ndryshojnë dhe infeksioni rritet me shpejtësi, duke shkaktuar simptoma të tjera dhe acarim. Shumica e femrave e përjetojnë këtë infeksion, por më i zakonshëm është tek ato të moshës 30, 40 si dhe grave shtatzëna.
Ky myk shkaktohet nga disa faktorë, ku ndër ta janë: veshjet e ngushta, përdorimi i shumë antibiotikëve, konsumi i tepërt i sheqerit, stresi, kapsllëku, ose edhe rastet kur bëhen trajtime me kimioterapi, shkruan “Femrat-neës”. Po ashtu edhe përdorimi i pecetave ditore apo i tamponëve mund ta provokojë. E për ta parandaluar atë duhet bërë gjithnjë kujdes me higjienën personale, të shmangen dushet me shumë ujë në pjesën intime, të përdoret çaji i kamomilit si shpëlarës.
Mos harroni, nëse ndjeni shqetësim, drejtohuni mjekut!