Ish kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku është kapur me 20 kg kokainë në zonën e San Benedetto del Tronto.
Kajmaku u zgjodh kryetar i Bashkisë së Vorës në korrik të vitit 2019, por u shkarkua më pas nga KQZ-ja për shkeljen e ligjit të dekriminalizimit, pasi nuk kishte treguar një dënim në Greqi.
Katër muaj më pas Kajmaku u shpall në kërkim policor për falsifikim të formularëve dhe ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës. Kajmaku u arratis, ku vijoi më pas aktivitetin e drogës në Itali.
Gjatë arratisjes, Kajmaku ka marrë tendera publikë përmes kompanisë së tij, “AME 2020”, të cilën e ka kaluar formalisht në emrin e bashkëshortes, Merita Kajmaku.
Një nga tenderat për kompaninë e baronit të drogës është firmosur nga kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, e cila përflitet se komandohet nga njeriu i listës së zezë, Vangjush Dako.
Tenderi me vlerë 80 mijë euro ka si objekt blerje pemë dekorative, pra një shërbim qesharak dhe pa asnjë intetes publik. Tenderi është dukshëm korruptiv, pa garë dhe me ofertë fituese sa fondi limit.
Një tjetër tender me flamur të kuq, Kajmaku e ka marrë nga drejtoria rajonale e OSSH në Tiranë.
Një listë të gjatë me tendera Kajmaku i ka marrë nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara, e cila duhet të sekustrohet sa më parë nga SPAK si një provë e madhe vjedhje dhe krimi.
Agjencia i ka dhënë edhe ushtarit të Talo Çelës, Gentian Sharra, 10 milionë USD tendera publikë. Kjo agjenci aktualisht drejtohet nga ‘mjeshtri’ i tenderave Endri Mullai.