Menjëherë sapo Parlamenti i Bullgarisë miratoi një rezolutë që i hap rrugë Maqedonisë së Veriut në BE, për rrjedhojë edhe Shqipërisë, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
Me anë të një postimi në twttiter, Rama thotë se lajmin e mori një telefonatë e liderit të opozitës bullgare, Boyko Borisso. Kryeministri Shqiptar i bën thirrje BE që tani të veprojë sa më shpejt.
“Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov. Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij GERB dhe të tjerët shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt!”, shkruan Rama në Twitter.
Parlamenti bullgar ka votuar pro heqjes së VETO- për Maqedoninë e Veriut. Me 170 vota pro, 37 kundër dhe 21 abstenim, ligjvënësit bullgarë votuan që të heqin VETO-n sipas kushteve të propozimit të presidencës franceze Emmanuel Macron. Votimi për përfundimin e vetos së Bullgarisë kundër fqinjit të saj erdhi dy ditë pasi ligjvënësit bullgarë rrëzuan qeverinë e kryeministrit Kiril Petkov në një mocion mosbesimi.