Armina Mevlani ka realizuar së fundmi një ‘intervistë virtuale’ me ndjekësit e saj në Instagram ku u ka dhënë mundësinë ta pyesin rreth gjërave të ndryshme.
Mes të tjerash dikush e ka pyetur blogeren: “A të bezdis gjoksi i madh se unë e kam pasur kompleks këtë pjesë?” Armina jo vetëm që nuk ka hezituar të përgjigjet por ka zbuluar edhe se i ka krijuar skoliozë dhe dhimbje shpine.
Në përgjigjen e saj shkruan: “Siç ka të mira në disa aspekt ka shumë anë negative. Tek veshjet duhet të jesh shumë e kujdesshme për të mos u dukur vulgare. Por bezdisja kryesore është se më ka shkaktuar skoliozë dhe dhimbje shpine.”
Skoliozë quhet deformimi që vjen si rrjedhojë e një kurbimi anësor të një segmenti të shtyllës kurrizore ndaj boshtit gjatësor të saj, gjë që e bë atë të duket në formën “S” ose “C” që normalisht duhet të jetë e drejtë e të ketë formën e “I”.
Muajit e fundit Armina ka ardhur edhe në rolin e moderatores në emisionin ‘Goca dhe Gra’. E pyetur nëse do jetë pjesë e këtij programi edhe vitin tjetër, ajo është përgjigjur duke shkruar se ende nuk e di.
Pavarësisht nëse do jetë apo jo pjesë e tij, këtë sezon Armina ka zbuluar shumë të pathëna rreth jetës së saj personale e raportit me Shkëlzen Berishën që e ruan larg syrit publik. Ajo është prej 9 vitesh tashmë në në lidhje me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Edhe pse është përfolur disa herë që çifti do shkonin drejt altarit, planet e tyre janë anuluar për shkak të pandemisë së COVID-19. Megjithatë ky vit do jetë deçiziv, nëse dasma do zhvillohet ajo. “Dasma që ka tre vjet që s’po e bëjmë nga pandemia. Në qoftë se nuk e bëj edhe këtë vit, nuk e bëj më”.– deklaroi ajo para pak javësh.
Tips for Observing This Month’s Rare Planetary Alignment
Keep Watching
Madje, blogerja ka folur si rrallëherë edhe për raportin me fëmijët e Shkëlzenit, i cili nga martesa e tij e parë është babai i dy fëmijëve, Medinës dhe Lajdonit. Pak javë më parë, Armina tregoi se nuk pretendon të jetë një nënë për ta. “Unë i kam njohur që 9-vjeç.. jo absolutisht, nuk pretendoj më shumë, madje kam marëdhënie shoqërore me të, i jap këshilla, bëjmë qef. S’mund t’i bëhem mama, se mamanë e kanë, absolutisht,”- u shpreh Armina. Madje ajo nuk e quan ‘sakrificë’ faktin që mund të lidhesh me dikë me fëmijë. “Nuk e kam fare problem dhe nuk e shoh si sakrificë që ka fëmijë. Duhet të ndryshojë, këtë mesazh duhet të çojmë. Nuk ka asgjë të keqe të dashurohesh me dikë që ka fëmijë.”