Nga: Përparim Halili
Po publikojmë sot, “dosjen e zezë” të veprimtarisë anti-kushtetuese të Sali Berishës, në formë kalendari të muajve mars, të periudhës së viteve 1992-2012. Eshtë një kalendar i ngarkuar me data dhe ngjarje që kanë për autor ish-presdientin, politikanin, kryetarin e PD dhe kryeministrin aktual Sali Berisha. Mjafton të njihesh me disa nga këto ngjarje e qëndrime dhe bindesh totalisht, që Sali Berisha ka patur si synim jo drejtimin dhe integrimin e vendit, por sundimin e pushtetit për interesat e tij personale e familjare. Qëndrimet e tij në këto 22 vite kanë patur dhe kanë si tregues dhunën politike, shkatërrimin ekonomik, plaçkitjen, denigrimin dhe ndëshkimin e opozitës, shpërfilljen e ligjit, cënimin, shkatërrimin dhe shitjen e interesave kombëtare. Si një maniak pushteti, Sali Berisha ka përodrur gjithë mënyrat, mjetet dhe fuqinë e pushtetit të tij pas vet-shaplljes President i Republikës në vitin 1992, për të krijuar idilin e madhështisë, manjakllëk ky, që e çoi deri në psiko-delirizëm me pasojë ngjarjet e vitit 1997, kur po me urdhër të tij, nën drejtimin e tij dhe sipas skemave të tij, u dogj mbarë Shqipëria dhe po prej qeverisjes së tij kaotike u vranë ofro 3 mijë shqiptarë. Qysh prej vitit 1992 e deri sot, në çdo muaj mars të këtyre 22 viteve pushtet e sundim, opozitë dhe pushtet të Sali Berishës, janë regjistruar shumë ngjarje. Pa bërë komente, po publikojmë “kalendarin” e veprimtarisë anti-lgjore e kriminale të Sali Berishës, në muajt mars 1992-2012.
Ja kalendari i veprimtarisë së Berishës
1. Në 26 mars 1992, katër ditë pas marrjes së pushtetit, Sali Berisha emëron si këshilltar personal ekonomik ish shefin e parë të piramidave mashtruese shqiptare Hajdin Sejdia, të cilin e ndihmon të arratiset me ndihëm e SHIK-ut, me një dekoratë presidenciale dhe me 1.5 milion dollarë të vjedhura nga shqiptarët.
2. Në 30 mars 1992, Sali Berisha lejon dhe “bekon” zyrtarisht dhe publikisht krijimin e të parës firmë piramidale shqiptare, të drejtuar nga Maksude Kadëna (SUDE).
3. Në 11 mars 1993, Sali Berisha urdhëron hapjen e kursit 3 mujor e 6 mujor të “Plepave”, për gjyqtarë, prokorurë e avokatë në Durrës
4. Në 14 mars 1993, BE dha mbi 1.5 miliardë USD ndihmë financiare, për nisjen dhe zbatimin e pikave fillestare të Marrëveshjes Tregëti-Bashkëpunimit, por pushteti “Berisha” i shpërdoroi këto fonde dhe kjo bllokoi financimet kapitale për 1 vit.
5. Në 19 mars 1993, Sali Berisha nxorri dekretin Nr.37, për blokimin e prodhimit dhe shkatërrimin e 235 ndërmarrjeve të mëdha ekonomike të vendit.
6. Në 21 mars 1993, Sali Berisha takohet me Miloshevicin dhe krye-terroristin serb Arkan, shefin e genocidit të përgjakshëm serb mbi kosovarët, për të organizuar trafikun e karburanteve dhe armëve duke shkelur embargon e NATO.
7. Në 24 mars 1993, Sali Berisha krijon firmën “SHQIPONJA” të PDSH, me aktivitet trafikun e karburanteve drejt Serbisë, në ndihmë të pushtetit gjaksor të Milosheviçit, i futur në embargo prej SHBA e NATO.
8. Në 12 mars 1994, Sali Berisha organizon pritje publike presdienciale për firmat piramidale “VEFA”, “GJALLICA”, “SUDE”, “XHAFERRI”, “SILVA”
9. Në mars 1994, gjatë një koncerti PRO qeveritar të financuar nga firma piramidale “VEFA”, Sali Berisha u bëri thirrje shqiptarëve, të depozitojnë pa asnjë hezitim financat e tyre në firmat piramidale.
10. Në 16 mars 1994, u hodh ideja dhe u firmos projekti ndërkombëtar i “Korridorit 8-të” në vijën “EGNATIA” Durrës-Elbasan, por Sali Berisha firmosi devijimin e këtij Korridori në favor të Greqisë, duke e kaluar nga Selaniku, këtë projekt.
11. Në 3 mars 1995, Sali Berisha inskenon dhe realizon planin për shkatërrimin e sindikatave, duke përdorur deputetin Azem Hajdari për uzurpimin e kreut të tyre.
12. Në 12 mars 1996, BE dha alarmin për ngjarjet e ’97-ës, ndërsa FMN u largua nga Shqipëria, mbasi Sali Berisha nuk pranoi të mbyllte piramidat.
13. Në 2 mars 1997, me urdhër të Sali Berishës digjet gazeta “Koha Jonë” dhe merret peng e masakrohet nga SHIK deri në paralizë të përjetëshme, gazetari i kësaj gazete, Zamir Dule.
14. Në datën 2 mars 1997, Sali Berisha dekretoi e bëri ligj në parlament shkrirjen e policisë dhe ushtrisë shqiptare, duke e vënë komandën e vendit në drejtimin e kreut të SHIK, Bashkim Gazidede, duke e vërsulur makinën ushtarake shtetërore, për gjakderdhje mbi popullin.
15. Në datën 3 Mars 1997, Sali Berisha rizgjidhet President i Republikës në gjendje lufte civile popullore dhe në sitatë shkatërrimi e plaçkitje të vendit.
16. Në 5 mars 1997, oficerët e ushtrisë në Memaliaj e Tepelenë, me urdhër dhe leje të Sali Berishës, nxisin dhe lejojnë hapjen dhe plaçkitjen e depove të rezervave të armatim-ushqimeve të ushtrisë.
17. Në 6 mars 1997, me vetë-zgjedhjen e tij si President Republike, Sali Berisha urdhëroi sulmin ndaj popullatës së jugut të Shqipërisë, duke nxitur djegjen institucioneve të rretheve Vlorë, Tepelenë, Sarandë, Gjirokastër dhe vrasjen e 157 qytetarëve në zonën jugore të vendit.
18. Në 7 mars 1997, Sali Berisha nxorri urdhër presidencial, që strukturat e policisë e të ushtrisë të baraktisnin detyrën dhe të gjenin mundësi për vetë-mbrojtje nga hakmarrja popullore, pushtohen, palçkiten e digjen 30 komisarite policie, 74 komanda ushtarake, 18 burgje e 29 drejtori të SHIK, merren peng 345 efektivë dhe vriten 13 prej tyre.
19. Në 7 Mars 1997, Sali Berisha heq dorë nga mbrojtja ushtarake e “Aeroportit Kombëtar të Rinasit”, i cili pushtohet, plackitet e shkatërohet nga banorë të zonës.
20. Në 10 Mars 1997, me porosi të Sali Berishës, braktisin komisariatet e policisë, komandat dhe depot e ushtrisë, drejtoritë e SHIK në Gramsh, Fier, Elbasan, Korçë, Berat, Poliçan, Këlcyr, Përmet, Ballsh, Skrapar.
21. Në 11 mars 1997, me urdhër të Sali Berishës, braktiset ng aeroporti ushtarak i Kuçovës, banorët e zonës, marrin peng 19 aeroplanë luftarakë të tipit “MIG” dhe 17 pilotë.
22. Në 11 mars 1997, në Vlorë minohet Ura e Mifolit, vërsulet me urdhër të Sali Berishës policia, ushtria, SHIK-u, administrata e shtetit, plaçkiten bankat.
23. Në 14 mars 1997, sulmohet presidenca, objektiv i populit ishte eleminimi fizik i Sali Berishës
24. Në 16 mars 1997, Saranda e Gjirokastra nën drejtimin e “general” Arben Imamit, shpallin autonominë si zonë greke, Arben Imami me flamur kombëtar grek në dorë, deklaron autonominë në mediat greke.
25. Në 21 mars 1997, në Qafë-Gjashtë vritet e digjet barabarisht oficeri Gjergj Mehmeti, i braktisur nga shteti i Sali Berishës.
26. Në 26 mars 1997, 2 pilotë të Forcave Ajrore Ushtrake, nuk zbatuan urdhërin e Sali Berishës për të bomarduar mbi popullatën e jugut, dezertojnë e arratisen me gjithë avionë në Itali.
27. Në 28 Mars 1997, mbytet në kanalin e Otrantos një anije, me bilnac 82 të vdekur e të zhdukur, numri i viktimave në këët ditë regjistrn 110 të vdekur.
28. Në mars 1999, BE miratoi nismën integruese për Shqipërinë, të quajtur “Proçesi i Stabilizim-Asocimit” (PSA), Sali Berisha nuk e firmosi dhe Shqipëria u përjashtua për 1 vit nga kjo marrëveshje.
29. Në 15 mars 2008, krimit ekonomik shtetëror e familjar i Sali Berishës vret 26 njerëz, gra e fëmijë që punonin në demontim armësh në Gërdec.
30. Në 20 mars 2009, Sali Berisha zhvillon bisedën e parë me qeverinë Greke, për faljen e hapësirës kombëtare detare shqiptare.
31. Në mars 2011, Sali Berisha bëri pazarin me mafien italiane “NDRAGHETA-CAMORRA” dhe hartoi projekt ligjin për ta kthyer Shqipërinë në kosh plehrash të Botës.
Vitet 2005-2013, gjithë pushtetet nën kontrollin e “Sulltan” Sali Berisha
1. Postin e kryeministrit e ka në “pronësi” dhe përdorim privat Sali Berisha.
2. Presidentin e Republikës e ka në kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
3. Këshillin e Ministrave e ka në “pronësi” e përdorim privat Sali Berisha.
4. Kushtetutën e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha
5. Parlamentin Shqiptar e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
6. Kryetaren e Parlamentit e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
7. Të 15 ministrat i ka nën urdhër e përdorim privat Sali Berisha.
8. Presidentin e Republikës e ka në kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
9. Kryetarin e KLD e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
10. Nën/kryetarin e KLD e ka në kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
11. Anëtarët e KLD, provuan me vota unanime se janë “pronë” e Sali Berishës.
12. Kryetarin e SHISH, anëtar i PD, e ka në kontroll e përdorim Sali Berisha.
13. Gjykatën e Lartë e ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
14. Gjykatën Kushtetuese e ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
15. KQZ e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
16. Kontrollin e Lartë të Shtetit e ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
17. Guverantorin e Bankës e ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
18. INSTAT-in e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
19. Bankat i ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
20. TVSH e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
21. Diplomacinë e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
22. Policinë e Shtetit e ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
23. Ushtrinë e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
24. Shëndetësinë e ka nën kontroll e përdorim privat familja “Berisha”.
25. Drejtësinë qeveritare (ministrinë) e ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
26. Pronat i ka nën kontroll dhe përdorim Sali Berisha.
27. Pensionet e pagat i ka nën kontroll e përdprim Sali Berisha.
28. Monopolet tregëtare i ka nën kontroll e përdorim familja dhe klani “Berisha”.
29. Koncensionet i ka nën kontroll e përdorim familja dhe klani “Berisha”.
30. Tenderat e rrugëve i ka nën kontroll e përftim familja dhe klani “Berisha”
31. Bixhozet qeveritare i ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
32. Prefekturat i ka nën kontroll dhe përdorim Sali Berisha dhe fëmijët e tij
33. Këshillin Bashkiak të Tiranës e ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha dhe familja e tij
34. Doganat, portet, kufirin i ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
35. Ekonominë kombëtare e ka nën kontroll e përdorim familja dhe klanet “Berisha”.
36. Privatizimet i ka nën kontroll e përdorim familja dhe klanet “Berisha”.
37. Hidrocentralet i ka nën kontroll e përdorim familja dhe klani “Berisha”.
38. Administratën publike e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha
39. Bashkinë e Tiranës e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
40. Rezidencat qeveritare i ka nën kontroll e përdorim familja dhe mafia “Berisha”.
41. Trojet kombëtare shqiptare i ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
42. Akademinë e Shkencave e ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
43. Institucionet e studimeve historike, i ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
44. Nxënësit e shkollave, fëmijët dhe kopshteve i ka në përdorim për mitingje Sali Berisha.
45. Afro 80% të medias e ka nën kontroll e përdorim privat për propagandë Sali Berisha.
46. Inteligjencën e ka nën kontroll e përdorim privat për mitingje Sali Berisha.
47. Nxënësit e shkollave, fëmijët dhe kopshteve i ka në përdorim për mitingje Sali Berisha.