Kryeministri Edi Rama të shtunën mori pjesë bashkë me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer në Forumin Europian Wachau me temën “Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE’së”.
Në fjalimin e mbajtur, përveç kritikave që i adresoi ndaj BE-së që nuk po lëviz në raport me shtetet e Ballkanit, Rama bëri batuta edhe për ballkanasit.
Ajo që mori vëmendjen ishte beteja për të “vërtetat historike” rreth lashtësisë së popujve ballkanikë. Rama, në këtë aspekt, përmendi garën ndërmjet shqiptarëve dhe grekëve se kush është më i moçmi në Gadishull.
“Në Ballkan ne të gjithë kemi në mendje se jemi më të vjetrit. Ne shqiptarët mendojmë se jemi më të vjetrit, ata që erdhën pas majmuneve në evolucionin e Darvinit. Po t’i pyesësh serbët nuk të lënë hapësirë, e lëre me grekët që mendojnë se vetë majmunët erdhën pas grekëve.
Le te shkojmë te turqit, ata mund të nisin një zënkë të madhe nëse është kafe turke apo kafe greke. Nje kafe mjaftë e fortë që me mirë mos ta provoni. Keshtu edhe maqedono-veriorët dhe bullgarët e njëjta gjë” ka thënë Rama.