Thirrjes së Sali Berishës për të protestuar kundër qeverisë, i është bashkuar edhe aktori Mehdi Malkaj.
Gjatë një takimi që Berisha zhvilloi me aktivistët, Malkaj tha se protestat kundër qeverisë të bëhen si qëndresa për Teatrin Kombëtar.
Ai kujton kohën e shembjes së godinës së teatrit, për të cilën tha se policia shkoi dhe rrahu protestuesit.
“Unë personalisht do u këshilloja një gjë. Do të thosha se duhet të veprojmë si Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Jemi në vitin e pestë të protestës.
Në shi, në borë, në breshër na kanë ardhur na kanë rrahur dy herë. Na kanë rrahur me dashuri, për të mos gënjyer. I kapën në gjumë njerëzit.
Nuk i nxorrën njerëzit, kot shpëtuam. Jemi në vitin e pestë të protestës. Çdo gjë për mua fillon tek liria dhe mbaron tek liria.
Derdhet gjak pafund për të fituar lirinë, por duhet më shumë gjak për të mbrojtur lirinë” – tha Malkaj.