Gazetari Frrok Çupi ka dalë me një reagim të folrtë në lidhje me paralajmërimet për shkatërrim dhe përmbysje që po bëjnë Sali Berisha dhe Ilir Meta, i pari për 7 korrikun dhe i dyti për 24 korrikun kur i mbaron edhe mandati i Presidentit.
Komenti i plotë:
A të kemi frikë pas datës 7 dhe 24?… Po.
Këta janë betuar se do të vijnë ‘tmerrshëm’. I pari vjen më herët, që në datë 7 korrik- por pa praninë e të dytit. I dyti vjen menjëherë sapo të largohet nga zyra e kryetarit të shtetit, në 24 korrik. Të dy janë kryetarë të shtetit tonë, edhe pse në kohë të ndryshme: Saliu dhe Iliri.
Mes fjalësh na kanë njoftuar se do të na e bëjnë gjithë inventarin e gjendjes, njësoj si të na kontrollonin për parazitë. Do të na e bëjnë fije- fije demokracinë dhe do të ndërtojnë një tjetër- sipas tyre. Do të bëjnë apel kush ishte me ta e kush ishte kundër gjatë revolucionit të fundit. Do të kontrollojnë kush ka një flamur amerikan në ndonjë sënduk dhe ky njeri do të akuzohet për tentativë në ‘vrasjen e presidentit në Malin me Gropa’.
Menjëherë do të ndryshojnë qeverinë me dhunë; i ke s’i ke votat- ç’rëndësi ka. Të zhdukin SPAK-un, Gjykatën, Reformën dhe të risjellin ata që ishin. Po të na gjejnë ndonjë lek nëpër sirtarë- OK!, do t’i marrin ‘për revolucionin’ në vazhdim. Dhe sa herë kanë ardhur (shko e eja) këta të dy veç katastrofa kanë prurë: Rrënim, zjarr, viktima, luftë, grabitje, rënie të shtetit, frikë…
Jezusi- sipas Biblës, erdhi me vonesë bash pse donte të ishte i sigurt se do të fitonte përballë Epiosit- bir i Shkatërrimit.