Avokat Idajet Beqiri teksa po komentonte protestën që ka paralajmëruar Sali Berisha në 7 korrik u shpreh se është protestë e një njeriu që ka dalë jashtë loje edhe ndërkombëtarisht dhe në sy të shqiptarëve
“Kjo është një protestë e njerëzve që kanë dalë jashtë loje edhe ndërkombëtarisht dhe në sy të shqiptarëve, duan të thonë jemi gjallë, por janë të vdekur politikisht, nuk ngjallë shpresë.
Do jetë turpi i saj, nuk shkon njeri pas kalit të ngordhur, është një 6 mars i dytë. Do jetë e dështuar se të rrëzosh qeverinë, qeveria duhet të paktën 5% e popullsisë së vendit të jenë në shesh”, tha Beqiri, teksa tha se pikërisht për faktin se është thirrur nga Berisha, nuk do të marrë pjesë në protestë.