Denion Mejdani, i biri i ish presidentit Rexhep Mejdani është rikthyer në poste publike. Mejdani emërohet drejtori i qendrës për rehabilitimin e të kthyerve nga aktivitetet terroriste dhe ekstremizmi i dhunshëm.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Arsen Rusta ku mëson se emërimi i Denion Mejdanit është bërë nga ministri Bledi Çuçi.
Gjatë qeverisjes PS-PD, Mejdani ka mbajtur edhe postin e drejtorit të SHKB-s së burgjeve kur ministër drejtësie ishte Gazmend Bardhi. Fyerje ndaj Edi Ramës dhe qeverisë socialiste nga pinjolli i Mejdanit kanë qenë pakufii por Cuçi e ka zgjedhur si drejtor që i duhet MB apo si sfidë ndaj Ramë duke i bërë qok Xhepit.
Qendra e cila rehabiliton të kthyerit nga kampet e terrorizmit deri pak ditë më parë është drejtuar nga Ledi Dervishi. Aktualisht kjo qendër e cila u krijua në varësi të kryeministrit Rama ka kaluar në varësi te ministrit të brendshëm Bledi Çuçi.