Yoeri Albrecht, gazetar hollandez dhe drejtori i qendrës kulturore De Baile në Amsterdam intervistoi mbrëmjen e sotme kryeministrin Edi Rama.
Në mbyllje të intervistës, gazetari shprehu vlerësimin për mënyrën se si Edi Rama u përgjigj në mënyrë të hapur pa kërkuar e pa patur më parë asnjë prej pyetjeve të tij. Gazetari e quan sjelljen e Ramës një shembull të shndritshëm demokracie.
“Dua t’ju falenderoj shumë shumë. Mendoj që është vërtetë mbresëlënëse që një kryeministër, që është në detyrë, vjen pa pasur asnjë pyetje më përpara për të folur për këtë.
Është një shembull i shndritshëm i shoqërisë së hapur dhe demokracisë dhe është e habitshme se si vendosët që t’i përgjigjeshit të gjitha pyetjeve, edhe nga publiku. Është e jashtëzakonshme. Është e pabesueshme”, tha Albrecht.