Nga Anri Bala
10 vite në opozitë, opozitë i thënçin, sepse ata po përdorin paligjërisht emrin se thjeshtë janë një tufë maskarenjsh, që u janë zbrazur xhepat, nga humbja e pushtetit.
Imagjinoni sikur këtë vend ta drejtonte Lul “matematicieni”, Monika “varfanjakja” apo Sali rrumpalla, personi i dënuar me damkën më të zezë nga atdheu i demokracisë SHBA, për korrupsion masiv dhe si minues i demokracisë në vend.
Eshtë pikërisht ky dordolec politik, që ka marrë iniciativën për të uluritur, për hurin që i ka futur Amerika, e bashkë me Amerikën edhe populli shqiptarë, prej 10 vjetësh dhe ky si rrezik i madh do të shpëtoi Shqipërinë… nga rreziku.
Në fakt Shqipëria nuk është në humnerën që la ai dhe shokët e tij, as në ndonjë rrezik si ai kur në pushtet ishin këta maskarenj të mërzitur, kur vendi u vra, u dogj dhe u shkatërrua, shteti u shkërmoq dhe identiteti kombëtarë shpëtoi fal SHBA-së dhe NATO-s.
Ndaj atdheu në rrezik është… nëse një ditë kthehen këta klluon, që kthehen në luan të dalë nga kafazi me pushtetin në qafë. Flasim për luan grabitqarë dhe të uritur, të arratisur dhe jo për mbretin e kafshëve që i ka hije mbretëria… jashtë kafazit.
Atdheun e rrezikojnë më shumë se kurrë turmat e çoroditura dhe të uritura të politihaleve, që akoma se kuptojnë se jemi në vitin 2022 dhe kthimi i tyre as që imagjinohet.
Ndërsa protestat si vaksinë për demokracinë janë të domosdoshme, por jo për të shkulur hurin nga prapanica e maskarenjve por kur mbahen gjithmonë nga qytetarë të lirë, çdo ditë, çdo orë, çdo minutë, sa herë që shkelen e nëpërkëmben të drejtat reale dhe jo imagjinare të turmave amorfe, që nuk kanë asnjë lidhje me lirinë, qytetarin dhe demokracinë, por për mbrojtjen e politiqenëve të tmerruar për të ardhmen që i pret.
Politihalet që u ka mbetur 10 vjet huri i popullit në byt*ë, do të ulërasin më 7 Korrik, jo për ta shkulur por nga dhimbja! Ndaj të protestosh për dhimbjen 10 vjeçare të bythës së karrigehumburve është turp dhe qorrollepsje, sepse përfundimi dihet: Hurin ua heq vetëm ai që ua ka futur… populli!/Ekskluzive.al