Monika Kryemadhi e trembur deri në palcë nga akuzat e një pasnjëshme ndaj saj dhe familjes së saj. më në fund ka gjetur një histori të re për tu larguar nga sulmet ndaj aferës së fundit korruptive të vëllait të si punonjës i SGS, i akuzuar me fakte dhe prova se ka grabitur jo pak po 360 milion lekë me firmën e Metës dhe shokëve të tij.
Duke qenë e friksuar gjithashtu edhe nga ndonjë kallzimi mundshëm i dy eksponentëve të LSI Lefter Koka dhe Alqi Bllako, për aferat e përbashkëta korruptive, që nuk mund të kalonin kurrë pa futur dorën te thesi Baba Likja dhe numëruesja Moni, banda e Metës hedh çdo ditë shashka nëpër mediat e bashkëpuntorëve, duke harruar se budallenjtë kanë vdekur dhe inteligjenca e soj të tyre është sa e një larve moçali.
Sulmi ndaj dy pensionistëve që lidhen me një histori para 15 vjetësh, kur ata kanë qenë sa “Xan brigadieri” i perim patateve , babai i Monikës, që çuditërisht i bëri pronar tokash, pa patur asnjë metër tokë Monika e Drini Kryemadhin.
Tufa e letrave të bakallit me fatura që u dihet burim , të gjetura nga Brisi i Tatimeve dhe miqtë e saj që vazhdojnë të punonjnë, vjedhin dhe menaxhojnë taksat e shqiptarëve dhe bizneseve, ky si një krim i rëndë ndaj votuesve të tij i Edi Ramës, që nuk mbajti premtimin për të pastruar injorantët e LSI në administratën tatimor dhe doganore.
Faturat nuk tregojnë asgjë dhe Brisi e di shumë mirë, por si i bëhet 360 milonëshit të marrë pa punuar asgjëkund të Drini Kryemadhit dhe përse kompania e huaj e ka paguar, kur dihet se përzgjedhja e saj ka qenë e dyshimtë dhe ka patur edhe një proces gjyqësor, si përfituese në kundërshtim me ligjin të tenderit të Koaludimit.
Ndaj Moni duhet të japi llogari par pensionistëve për thasët e milionave që u ka grabitur shqiptarëve, që ua paraqet si miliona të lënë nga brigadieri Ramazan dhe shitësja e zarzavateve Fatime. SPAK duhet të zgjohet dhe me që ka frikë Monikën dhe Ilirin, ta filloi me Drinin dhe Ramazanin. /Ekskluzive.al