Në takimin me të ashtuquajturën shoqëri civile dhe Sali Berishën, akademiku Apollon Baçe tha se dita e nesërme do të jetë dita që shqiptarët do të rigjejnë dinjitetin si njerëz të lirë.
Gjatë fjalës së tij, Baçe tha se ndihet i poshtëruar pasi populli sipas tij jo vetëm që po vidhet, por edhe po përbuzet nga qeveria.
“Në Romën e lashtë zonjat aristokrate dilnin lakuriq para skllevërve, kjo pasi skllavi quhej vegël dhe jo person.
Mënyra se si po vidhet sot, vidhet në një mënyrë kaq trashanike dhe kaq të shëmtuar sa që duket që e kanë hequr komplet maskën.
E kanë hequr maskën dhe unë e ndiej veten të poshtëruar dhe të ofenduar që nuk mjafton që i pi gjakun këtij populli, por njëkohësisht edhe e tallin dhe e përbuzin.
Unë besoj që dita e nesërme…kaluam një kalvar tepër të gjatë dhe një kohë që nuk duhet falur, do të jetë dita që ne do të rigjejmë dinjitetin tonë si njerëz të lirë të këtij vendi”- tha Baçe.