Sali Berisha gjithë problemin e ka me Amerikën dhe këtë të enjte do të dalë në shesh, pikërisht për hall të tij dhe familjes së vet.
Kjo gjë është kuptuar me kohë tashmë, por ai as nuk përpiqet ta fshehë më.
Një ditë para protestës, në televizionin e Sali Berishës është bërë thirrje pikërisht për të protestuar kundër Ambasadës amerikane në Tiranë, pse shpalli Berishën non grata.
Thirrja është bërë nga një i çmendur nga Franca, që e ftojnë herë pas here si analist në televizionin e Berishës nëpërmjet Skype.
“Ajo Ambasadë meriton një protestë, ka qenë garant i zgjedhjeve që i tradhtoi, ishte garante për SPAK.
Ku është sot Yuri Kim, turp, skandal.
Shpallën non grata pas asnjë provë një person që ka qenë në pushtet para 8 vitesh.
Korrupsioni sot po merr para Shqipërinë, inceneratorët, këta sot nuk gjejnë një njeri për të shpallur non grata.
Diplomatët nuk duhet të qepin gojën por të reagojnë ndaj qeverisë së Ramës”, tha në televizionin e Berishës i çmenduri, i prezantuar si analist.
Kot nuk thonë, gjuha shkon ku dhëmb dhembi dhe Berisha gjithë hallin e ka pikërisht tek vendimi i shpalljes non grata.