Një nga momentet më të vështira të protestave opozitare të Mulit kanë qenë momentet pas mbarimit të protestës.
Nesër Doktori ka rritur pritshmërinë, që pas protestës Edi Rama rrëzohet duke dhënë dorëheqjen.
Por duke qenë i bindur se ajo nuk do të ndodhë, Muli po përgatitet që të menaxhojë këtë moment.
Për këtë nisi konsultimet me Lelon.
-Na gjej një fabulë tha, se si ta kalojmë atë momentin pas protestës.
-Mendoj që e kam gjetur, tha Lelo.
Në protestat e fundit të Lulit, momenti më i sikletshëm ishte kur ai duhet të këndonte himnin kombëtar.
Kjo gjë krijonte probleme me luftëtaret.
Mendoj se zgjidhja që kam bërë unë, që pas mitingut të këndojmë këtë këngën e dy reperëve, që është kundër Edi Ramës, është zgjidhje e mirë.
E para, njerëzve nuk u kujtohet më Luli.
E dyta, ikën imazhi i Stresit si reper i dhunshëm, që ka udhëhequr protestën e fundit në Tiranë.
Dhe e treat, që ka shumë rëndësi, kemi dhe një kolonë zanore për protestat e ardhshme.
Njerëzit pastaj mund të vijnë për të dëgjuar këngën.
-Kjo qenka zgjidhje e mirë, tha Muli.
Po me se t’i tërheqim për mitingun tjetër?
-Me siguri deri atëherë do jetë shprehur gjykata për vulën.
Po ja dha Lulit, protesta do jetë më e madhe nga urrejtja.
Po na e dha ne, do jetë më e madhe nga gëzimi.
Kështu që të presim gjykatën për mitingun tjetër.
-Po pas atij mitingu, me se t’i tërheqim?
-A, pastaj nuk e di.
Unë kam ardhur këtu të rrëzoj Lulin.
Me Ramën merruni vetë.