Ne aspiruam prej 30 vitesh per drejtesi dhe nje udheheqje te drejte te vendit.
Drejtesi e cila ne konstruktin moral dhe edukativ te burrave te vertete te shtetit, ka qene pika ku bashkoheshin bazat.
Drejtesia ishte e stampuar te ta, ne ate menyre qe nuk i lejonte as te kapercenin veten e as te dilnin jashte saj.
Drejtesi per mikun edhe per armikun.
Drejtesia dhe respekti kene qene dy bazat e shpirtit te tyre.
Po a kemi njohur ndonje pushtetar qe te ngrihet kunder pushtetit te vet per te vendosur drejtesine ne popull?
Ne aspiruam prej 30 vitesh per liri, si gjene me te shenjte te cilen e deshiron vete qenia.
Per lirine qe nuk mund te kete zevendesues dhe rreth se ciles vertiten te gjitha mendimet e te gjitha ndjenjat, si nje domosdoshmeri e brendeshme dhe jo e rastesishme, qe buron nga origjina e saj e natyrshme, prej vete njerezve, te cilet kane te drejte, te vendosin per fatin e tyre.
Per nje liri ku caqet e saj te ishin kundershtimi dhe pranimi, e afte per te krijuar revolucione, ndertuar kulturat dhe themelet e bashkepunimit.
Per nje liri ku askush te mos ishte skllav i tjetrit ne asnje lloj aspekti, e cila do te mendesonte largimin e frikes dhe shtypjes nga shpinat e njerezve dhe te jetuarit me dinjitet.
Liri qe do te mbillte virtyte morale, sepse jane virtytet ato qe ruajne lirine dhe drejtesine.
Liria si pol levizes ne rrugen e se mires, ne graden me te larte.
Nuk mund te jete i lire ai person te cilin shoqeria e ka lene jashte kujdesit te saj, edhe pse pohon te drejtat e tij, ose pohon disa prej ketyre te drejtave, edhe pse teorikisht.
Ne aspiruam per mireqenie totale dhe per zhdukjen e varferise.
Ne aspiruam per nje te mire te pergjithshme dhe jo per dallime te tilla ne anen materiale qe do te conin ne perfundime te urryera dhe qe fusin te keqen ne shpirt.
Kjo lloj ndarje qe eshte instaluar, padyshim me kontributin e bandave politiko-partiake, fut dhune, hasmeri, deformim ne gjykim, ngaterresa ne shkalle te gjere, sajimin e situatave te koklavitura nga ana a tyre, qe duan te arrijne pushtet e pasuri pa mundim.
Kjo ndarje con ne molepsjen e shoqerise, neveri per jeten, armiqesi e cmire te ndersjellte, kur puna e njerit shkon ne favor te nje tjetri.
Ne aspiruam per nje vend ku te zhdukej stadi i nevojes.
Largimi i nevojes, eshte shkalla qe populli te ngrihet lart prej vendit te ulet te poshterimit.
Vetem heqja e nevojes per buken e gojes, e zhduk varesine, ndjenjen e peruljes dhe te urrejtjes.
Frika prej nevojes i ka ngurtesuar njerezit dhe te ndjejne se, jane te huaj ne kete toke, ne vendin e tyre, jane edhe te huaj prej vetes se tyre, prej punes se ndershme dhe dobisjellese.
Plotesimi i nevojave te popullit eshte detyre e zbatuesit te ligjit dhe pushtetarit dhe jo bamiresi nga ana e tyre dhe populli nuk ka pse te shtrije doren e te lype prej pushtetit te drejten e tij.
Asnjehere politika nuk pati as deshiren dhe as pergjegjesine morale e ligjore per ta larguar popullin nga stadi i nevojes.
Cdo qytetar ka te drejte te gezoje bukurine e jetes.
Mospasja e kthen dashurine ne urrejtje dhe sigurine ne rrezik.
Ky realitet pergenjeshtron cdo lloj hipokrizie nga politika.
Mireqenia e pushtetarit apo e ish pushtetarit nuk mund te bashkejetoje gjate me urine e qytetarit.
Nuk ka hipokrizi me te madhe se politika e sotme, qe kerkon te ruaje shkaqet e mireqenies se saj dhe te sigurise se tyre.
Nuk ka dhimbje me te madhe se, ai qe te shkakton kamzhiku i frikesues i varferise te institucionalizuar nga politika.
Varferia sfidon virtytet, ndrydh zgjuarsine, sinqeritetin, rrit smiren dhe barbarizmin.
Varferia eshte vdekja me e madhe.
Te vinim barazi ne te drejta, ne detyrimet e ne shpirtin e qeverisjes, ky ishte nje nga objektivat tane.
Objektiv tashme i harruar nga elita politike.
Ne aspironim per nje pushtet qe do te ishte sherbyes i popullit dhe jo zoterinj shtypes dhe vjedhes profesioniste.
Per nje pushtet qe do ta merrte fuqine nga vullneti i mases dhe jo nga te perzgjedhurit e dy, tre kryepartiakeve.
Per nje pushtet qe do te keshillohej me popullin e vet, duke ruajtur dinjitetin dhe te drejtat e njerezve.
Ne aspiruam per nje Shqiperi, ku njerezit nuk do te mbeteshin te kenaqur me padrejtesite, ku njerezit te ngrihen e ti kundershtojne ato dhe te mos i nenshtrohen presionit ose shkaqeve te tjera te se keqes.
Per nje Shqiperi ku nuk do te kishte vend per fanatizmin farefisnor dhe partiak.
Kjo elite politike, duhet te largohet sa me shpejt nga skena politike, ne menyre qe e nesermja te mos jete me pushtetare, qe pushtetin e mendojne si nje te drejte vetem te tyren, per shkak te fisit e prejardhjes, parave e ryshfeteve, traktateve dhe pazarlleqeve dhe ti shikojne te drejtat e popullit, sikur te ishin te varura vetem nga vullneti i tyre.
Qe pushteti te mos jete vetem nje e drejte, qe i takon vetem nje njeriu, qe ai te vazhdoje ta ushtroje ate aq sa deshiron vete dhe aq sa te duan paria dhe te afermit e tij.
Qe pushteti te mos jete me porta, qe hap deren e te mirave materiale per pushtetarin, me qellim qe te marre sa me shume prej tyre, por nje porte qe hapet per te trajtuar me pergjegjesi problemet e njerezve qe ke nen hyqem, duke zbatuar ne cdo rast drejtesine.
Te drejtosh si duhet nje vend, do te thote ta ruash ate prej kategorise se shperdoruesve.
Drejtimi nuk mund te jete as per shoket e as per te afermit.
Drejtimi dhe pushteti nuk mund dhe nuk duhet te vije per shkak te lavdise se fisit dhe duke perdorur prerjen e furnizimit me ushqim, dhunen psiqike, frikesime, premtime dhe shtypje mendimi.
Eshte nje popull qe duhet te gjykoje punet e pushtetit e qe duhet te vendose ne favor apo kunder tij.
Eshte detyra jone ta ndergjegjesojme kete popull, qe ti kerkoje llogari pushtetareve te tyre, te mbikqyri punet e tyre dhe te mos pranoje ata qe nuk jane sherbyes te tij.
Pushtetari duhet ta marre pushtetin duke bere nje kontrate te qarte me popullin e tij, duke u imponuar ne zbatimin e saj dhe u denuar per shmangien prej saj.
Pushtetari duhet te mbaje pergjegjesi te plote per zbatimin e kesaj kontrate.